Politike

Kryemadhi publikon dokumentin: Gjimnazi “Sami Frashëri” i ka kaluar disa pronarëve, nuk ka tender

3 Nëntor 2020, 09:05 Nga DOSJA
Kryemadhi publikon dokumentin: Gjimnazi “Sami Frashëri” i ka

TIRANE– Monika Kryemadhi ka dalë ditën e sotme para gazetarëve aty ku iu është përgjigjur pyetjeve në lidhje me situatën politike në vend.

Kryemadhi u ndal sërish te shkolla ‘Sami Frashëri’ ku nxori për mediat një kartelë që sipas saj tregon se në 2017, shkolla i kaluar me vendim qeverie në pronësi Bashkisë së Tiranës. Në 2020 sipas saj Bashkia ka marrë kartelën e shkollës, kurse në 28 tetor thotë ajo, territori në fjalë ka dalë me disa pronarë.

Monika Kryemadhi shquhet si politikania që thotë gjithnjë të vërtetën, e rëndësishme për mua është që të t’ju shërbej më mirë qytetarëve. Unë për vete kam studiuar te “Petro Nini”, ajo është e vetmja shkollë që nuk i është prekur oborri. Sa i përket “Sami Frashërit” Monika ka thënë të vërtetën nuk ka gënjyer. Në mars qeveria mori vendim që shkollën “Sami Frashëri” dhe një listë çerdhesh t’ja kalojë në pronësi Bashkisë së Tiranës, pas një periudhe të gjatë disa vjecare në 2020 regjistrohet prona më 24/4/2020 në pronësi të Bshkisë. Ndërsa në datë 28/10/2020 e printojmë sërish ekstraktin dhe pronar nuk na del më Bashkia Tiranës, por një listë pronarësh. Se si është e vërteta këta ta gjejë Prokuroria. Unë faktet nxjerr, s’jam prokurore. Jashtë është varuar një tendë që thotë se kjo shkollë për studim dhe projektim do të kushtojë 5 milion euro pa tvsh, ne s’kemi NIPT ndërtimi, por ka njerëz të ndershëm në PS dhe qytetarë që faktojnë se shkolla s’është tenderuar dhe as është shpallur fituesi as për këtë studim tenderim. Thonë këta që shkolla është pjesë e fondit të rindërtimit që do financohet nga BE, por kjo nuk është fare në listën e shkollave që ka përcaktuar BE. Monika Kryemadhi nuk gënjen, e mban fjalën, nuk është shquar për politikë të madhe, as për modernizëm, as sikur bën qametin, por midis Erionit e Ramës, qytetarët më zgjedhin mua. Ua shpëtova shkollën Samistëve, Ilirit Lulëzimit, Ben Blushit. Se shkollën ua prishi, ua rrënoi Lali e aty rrezik do ndërtonte ndonjë qendër multifunksionale me kulla sipër siç e ka zakon. Kur guxon të ndryshojë pronësinë e “Sami Frashërit” imagjinoni çfarë bën me banorët në Kombinat ,në Vorë e Shijak”,- tha Kryemadhi.

I gjithë debati nisi pasi Monika Kryemadhi fillimisht deklaroi se gjimnazi ‘Sami Frashëri’ do të zhvendoset në Paskuqan, mirëpo Veliaj reagoi duke thënë se ai do të ndërtohet aty ku është. Në ‘lojë’ hyri dhe Partia Demokratike duke shkuar në vendngjarje e duke thënë se puna ende nuk ka nisur për rindërtimin e gjimnazit pasi ai do të ndërtohet në një vend tjetër, akuzë që mohohet vazhdimisht nga kryebashkiaku i Tiranës. Tabaku akuzon kryebashkiakun si gënjeshtar, pasi sipas saj, shkolla nuk do të ndërtohet nga fondet e Bashkimit Evropian por nga paratë e buxhetit të shtetit, e pas kësaj kanë vijuar deklaratat nga secila palë deri në publikimin e dokumenteve nga secila palë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi me gazetaret 3 nentor monika kryemadhi me gazetaret 3 nentor

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 20:59

TIRANË – Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka thënë se prej 6 vitesh shëndetësia nuk ka qenë në asnjë moment fala...