Politike

Rama: MSH numëron vetëm testimet e shtetit, privatit i merren rastet pozitive. Shumë shpejt, sjellim testet e shpejta! Holand

3 Nëntor 2020, 10:12 Nga DOSJA
Rama: MSH numëron vetëm testimet e shtetit, privatit i merren rastet

TIRANË– Për më shumë se 60 minuta kryeministri Edi Rama shpjegoi sot arritjet që sipas tij, qeveria që drejton ka arritur në përballimin e koronavirusit dhe procesin e rindërtimit pas tërmetit. Rama e nisi fjalën e tij me buxhetin e vitit 2021 që do të kalojë në Kuvend, dhe tha se parësor në këtë buxhet është rindërtimi i banesave dhe pallateve ku do të akomodohen banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. 

Rama garantoi se bonusi i qirasë do të vijojë të jepet deri në përfundim të rindërtimit të gjitha shtëpive, ndërsa zbuloi se sot numri i familjeve që jetojnë në çadra është 1324. “Procesi është top, shkollat që po ndërtohen janë super”-tha shefi i qeverisë. 

Teksa i kaloi fjalën ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili deklaroi se numri i familjeve që po trajtohen me bonus qiraje është 13 556, Rama e mori sërish fjalën vetë për të sulmuar kundërshtarët dhe për të mbrojtur punën e ekipit që drejton. 

Kryeministri sulmoi ashpër sot kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe presidentin Ilir Meta, të cilët i quajti “Sharlatanë” dhe “kulmi i injorancës”, ndërsa për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha tha se gëzon respektin e tij si “Goxha djalë që duhet shpëtuar nga Meta dhe Kryemadhi”. 

Rama u ndal edhe tek testimet për COVID-19. Kryeministri garantoi se shifrat e testimeve që raportohen nga MSH janë të shtetit dhe jo të privatit, ndërsa në listën e rasteve pozitive, hyjnë dhe ato që janë testuar në privat. “Nuk kemi teste të shpejta, së shpejti do t’i kemi sepse kemi hyrë në bisedime. Për 15 minuta del rezultati”,-tha Rama. 

Rama ceku edhe protestën e studentëve, dhe shprehu gatishmërinë për të rimbursuar në llogari pagesën që është bërë për konviktet. “Kjo është situatë lufte, që nuk mund të planifikohet në afatgjatë”,-theksoi ai, duke e cilësuar si të parakohshëm vendimin e studentëve për t’u akomoduar në Tiranë.

Kryeministri foli edhe për çështjen e hapjes së negociatave dhe raportimin e ministrit holandez, Stef Blok. Rama tha është shpejt për të dalë në konkluzioneve, por e la të hapur ‘mundësinë’ se nëse Holanda i thotë ‘jo’ Shqipërisë, atëherë, faji është i saji për shkak të problemeve të brendshme, dhe skepticizmit sa herë që një vend hyn në BE.

(F.G;F.M/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj edi rama rama me gazetaret 3 nentor rindertimi pas termetit arben ahmetaj edi rama rama me gazetaret 3 nentor rindertimi pas termetit

Sondazh

Poll