Aktualitet

‘Njeriu hije’/ Dosja tronditëse e Nuredin Dumanit, gjurma papilare që e tradhtoi në vrasjen e taksistit në Elbasan, çfarë filmuan kamerat…toga e pushkatimit u afrua tek vëllai i Talo Çelës dhe qëlloi pa ndalim

Një gjurmë gishti ka provuar se njëri nga ekzekutorët e taksistit Bujar Çela ishte Nuredin Dumani. Hesapet, të reja dhe të vjetra, kanë krijuar përplasje të reja në Durrës dhe Elbasan, ndërkohë që format e ekzekutimit sa shkojnë e perfeksionohen edhe më tej.
Featured image of article: ‘Njeriu hije’/ Dosja tronditëse e Nuredin Dumanit, gjurma papilare që e tradhtoi në vrasjen e taksistit në Elbasan, çfarë filmuan kamerat…toga e pushkatimit u afrua tek vëllai i Talo Çelës dhe qëlloi pa ndalim Bujar Çela, Talo Çela dhe Nuredin Dumani

TIRANË- Kur kanë kaluar disa javë nga ekzekutimi i rëndë që tronditi qytetin e Elbasanit, ku u qëllua me breshëri vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela, skeda kriminale e 37-vjeçarit Nuredin Dumani sa vjen e plotësohet me të dhëna tronditëse. Aktiviteti i Dumanit ka nisur shumë vite më parë, dhe i riu nga Dibra me vendbanim me Durrës, tashmë për autoritetet shqiptare, një vrasës me pagesë. Ai akuzohet si i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, ku kanë mbetur 4 viktima mes të cilëve vëllezërit Haxhia, si dhe Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdyli. Të dy, kërkohen për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Burime për Dosja.al, shpjeguan se Talo Çela dhe Nuredin Dumani janë konfliktuar bashkë dhe shkak dyshohet se janë paratë e grabitura në Rinas, që deri më tani kanë sjellë 4 viktima. Ndërkohë që një dy pistat, ku po hetohet janë; e para, se Dumani ia vrau vëllain Talo Çelës për paratë e Rinasit, ndërsa pista e dytë e konfliktit mund të jetë prishja e pazarave të drogës. 

Si u zbulua Dumani në vrasjen e Elbasanit?

Një gjurmë gishti ka provuar se njëri nga ekzekutorët e taksistit Bujar Çela ishte Nuredin Dumani. Hesapet, të reja dhe të vjetra, kanë krijuar përplasje të reja në Durrës dhe Elbasan, ndërkohë që format e ekzekutimit sa shkojnë e perfeksionohen edhe më tej. I maskuar si polic, bashkë me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, Dumani la pas në makinën që u gjet e djegur në Murras, një gjurmë papilare (gishti). 

Një tjetër provë e fortë për policinë e Elbasanit është një kamerë sigurie nga vendngjarja ku tri vrasësit, të veshur si policë, dalin nga makina dhe ekzekutojnë si një togë pushkatimi, në sinkronizim të plotë shënjestrën, Bujar Çela. Viktima, një emër i paskeduar, jokonfliktual dhe pa probleme të mëparshme me ligjin gjeti vdekjen për hesapat e pambyllura të të vëllait. 

Por kush është Nuredin Dumani? Dëshmia e vajzës nga Durrësi, që u kërcënua për t’u bërë prostitutë

“Më kërcënonte se trupin e motrës vetëm pesë vjeçe do ta gjeja në Durrës të copëtuar dhe të masakruar. Më kërcënonte se nëse shkoja në polici, do e vriste atë. Unë shkova njëherë në polici dhe pastaj u tërhoqa. Ishte i dhunshëm”,-raporton Gazeta Si, në publikimin e datës 13 tetor 2020. Vajza A., e cila u mor në mbrojtje nga autoritetet franceze rrëfeu asokohe më 207, se Dumani e kërcënoi teksa më herët i kishte kërkuar martesë. 

“Kur mbërrita atje më nxori në rrugë, më dogji me cigare, më rrahu”.-rrëfeu më tej ajo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por si ndodhi trafikimi? 

Në dosjen hetimore të ish-prokurorisë për Krimet e Rënda, Dumani përshkruhet si i “paskrupulltë” dhe “i aftë për gjithçka”.  “I paskrupullt dhe i aftë të bënte gjithçka, deri aty sa në një rast kur adoleshentja nga Durrësi u arratis, ai përmes mashtrimit me një vajzë tjetër e ftoi A. që ta takonte”.-thuhet në dosje. 

Vajza A., e cila ishte trafikuar prej tij, ia kishte dalë që të largohej nga kthetrat e Dumanit. E ënë në kurth, ajo shkoi të takonte shoqen, por kur pa se e priste Nuredin Dumani, i cili abuzoi seksualisht me të dhe i tregoi edhe armën. Në këtë moment, ajo u hodh para një makine policie për të shpëtuar ose në rastin më të keq, për të gjetur vdekjen. 

Talo Çela, njeriu hije që po luan “mendsh”, policinë e Shtetit dhe Prokurorinë

Më shpejt se Policia dhe Prokuroria, Talo Çela po gjendet nga kundërshtarët e tij. I akuzuar për grabitjen e Rinasit dhe vrasjen e vëllezërve Haxhia, është ende në kërkim, ndërsa Nuredin Dumani dhe dy persona të tjerë i gjetën vëllain, duke e ekzekutuar atë. Hesapet mes ish-grupit të Admir Muratit, (koka e grabitjes në Rinas), ende nuk janë mbyllur, e po ashtu edhe vendodhja e një shume rekord prej gati 6 milionë euro, që u mor në grabitjen e 9 prillit 2019. 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment