Aktualitet

Dita e 20-të! Gratë naftëtare vijojnë të ngujuara në ambientet e rafinerisë së Ballshit

3 Nëntor 2020, 07:42 Nga DOSJA
Dita e 20-të! Gratë naftëtare vijojnë të ngujuara

BALLSH– Greva e urisë e grave naftëtare të Ballshit shënon sot ditën e 20-të të saj! Gratë naftëtare vazhdojnë rezistencën e tyre në mëyrë që të marrin në fund pagat e prapambetura dhe pse jo të rinisin punën në rafineri.

Gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar dhe nuk dihet se sa do rezistojnë në ambinetet e rafinerisë. Ata kërkojnë që kryeministri Rama ti shkojë në grevë dhe të bisedojnë mirëpo kreu i shtetit është shprehur që greva si fillim duhet të mbyllet e më pas do nisin negociatat.

Naftëtarët e uzinës në Ballsh kanë hyrë në një grevë urie prej 22 ditësh, ndërsa prej 20 ditësh atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre. Grevistët kërkojnë marrjen e masave urgjente nga qeveria për të siguruar pagesën e 9 muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës. Gjendja e tyre sa vete dhe rëndohet, ndërsa ata refuzuan edhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e grevës dhe nisjen e dialogut me qeverinë, por pa zgjidhje konkrete.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll