Politike

Dokumentet, gjimnazi “Sami Frashëri” nuk ka tender/ Kryemadhi: LSI-në nuk e zë COVID. Mësimi online është një çësht

3 Nëntor 2020, 08:59 Nga DOSJA
Dokumentet, gjimnazi “Sami Frashëri” nuk ka tender/ Kryemadhi:

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se mësimi online është diçka e pa konsultuar mirë. Në një konferencë me gazetarët, Kryemadhi u shpreh se studentët kanë paguar qiratë, konviktet dhe se ky vendim po bën që ata të lëkunden ekonomikisht. “Mësimi online është një vendim i pakonsoliduar. Studentët kanë paguar qiratë, kanë paguar konviktet. Nuk mund të merret ky vendim, sot për nesër,”- tha ajo.

E pyetur për ‘JO’-në e prerë të Hollandës në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë, Kryemadhi shtoi se ky është një lajm mjaft i keq për vendin tonë. Holanda e ndau Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, ky është lajm i keq për Shqipërinë. Ndoshta për qeverinë Rama s’është lajm i keq se ndihet komod, rruga e Shqipërisë për Ramën s’është Evropa por janë drejtimet e paditura. Për ne e Shqipërinë është lajm i keq se domethënë që procesi i integrimit evropian po largohet çdo ditë e më shumë nga sytë e shqiptarëve,”- tha Kryemadhi.

Ndër të tjera ajo tha se shkolla ‘Sami Frashëri’ ka disa pronarë e se nuk ka tender, duke publikuar dokumentet që disponon në lidhje me këtë çështje. Kryetarja e LSI-së tha se në 2017, shkolla i kaluar me vendim qeverie në pronësi Bashkisë së Tiranës. Në 2020 sipas saj Bashkia ka marrë kartelën e shkollës, kurse në 28 tetor thotë ajo, territori në fjalë ka dalë me disa pronarë.

LSI nuk ka COVID dhe asnjëherë nuk do ketë ishte një ndër deklarata që Kryemadhi tha gjatë fjalës së saj me gazetarët, duke këshilluar më pas se si duhet të kujdesen njerëzit nga virusi pa pasur nevojën e një maske në rrugë.

Nëse do të ketë një koalicion me partinë e Jozefina Topallit, Kryemadhi tha se nuk ka komunikuar me politikanen mirëpo i uron suksese në rrugën që ka nisur. Ndërsa për koalicion ajo u shpreh se çdo parti i mirë synimet që ka mirëpo qëllimi i të gjithëve është që të rrëzojnë qeverinë e Ramës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi me gazetaret 3 nentor monika kryemadhi monika kryemadhi me gazetaret 3 nentor

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 20:59

TIRANË – Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka thënë se prej 6 vitesh shëndetësia nuk ka qenë në asnjë moment fala...