Politike

Sulmi terrorist në Vjenë, Rama zemërthyer: Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre

3 Nëntor 2020, 08:41 Nga DOSJA
Sulmi terrorist në Vjenë, Rama zemërthyer: Mendimet dhe lutjet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar me zemër të thyer pas sulmit të tmerrshëm terrorist të ndodhur në Vjenë, ku katër persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se mendimet dhe lutjet e të gjithë shqiptarëve janë me Austrinë, më shumë se kurrë. 

Sebastian Kurz , jam me zemër të  thyer nga sulmi terrorist në # Vjenë që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm. Ne qëndrojmë të vendosur me #Austrinë,”- shkruan Rama.

Sulmi terrorist ndodhi një natë më parë, në orën 20:00, me orën lokale në Vjenë. Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie. sulmuesi kryesor është ekzekutuar nga policia vendase, ndërkohë që vijojnë kërkimet, pasi dyshohet se pas tij fshihet një grup terroristësh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sulm terrorist ne vjene edi rama sulm terrorist ne vjene

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 20:59

TIRANË – Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka thënë se prej 6 vitesh shëndetësia nuk ka qenë në asnjë moment fala...