Politike

Sulmi terrorist në Vjenë, Lulzim Basha: E dënoj me forcë, lutjet e mia janë me familjet e viktimave

3 Nëntor 2020, 06:28 Nga DOSJA
Sulmi terrorist në Vjenë, Lulzim Basha: E dënoj me forcë,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dënuar me forcë sulmin terrorist në Vjenë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha, shkruan se mendimet dhe lutjet e tij janë me familjet e viktimave. 

Unë dënoj me forcë sulmin terrorist frikacak kundër jetëve të pafajshme në Vjenë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave. Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake,”- shkruan Basha.

Sulmi terrorist ndodhi një natë më parë, në orën 20:00, me orën lokale në Vjenë. Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie. sulmuesi kryesor është ekzekutuar nga policia vendase, ndërkohë që vijojnë kërkimet, pasi dyshohet se pas tij fshihet një grup terroristësh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha sulm terrorist ne vjene lulzim basha sulm terrorist ne vjene

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 20:59

TIRANË – Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka thënë se prej 6 vitesh shëndetësia nuk ka qenë në asnjë moment fala...