Politike

Kryemadhi: Rama kërkon të ndezë një konflikt rajonal mes Greqisë dhe Turqisë, do t’i hedh benzinë zjarrit

2 Nëntor 2020, 22:22 Nga DOSJA
Kryemadhi: Rama kërkon të ndezë një konflikt rajonal mes

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi në Çim Peka LIVE se nëse Edi Rama flet për probleme mendore, dihet se kush ka kartelë mjekësore.

E pyetur për gjuhën e ashpër që përdori kreu i shtetit, Ilir Meta në intervistën e fundit, Kryemadhi nuk e mohoi mundësinë që Rama të jetë duke ndezur ndonjë konflikt rajonal për të fshehur gjurmët e abuzimeve dhe skandaleve të tij.

Ajo u ndal te çështja e ndarjes së detit.

“Konflikti që kërkon të ndërtojë mes Turqisë dhe Greqisë. Ai gjithmonë kërkon t’i hedhë benzinë zjarrit. Aq peshë nuk ka ai, por edhe ka. Nuk e ka peshën ai për të ngritur anijet dhe topat. Por ka peshë për të krijuar një tymnajë të tillë dhe të vazhdojë që të japë koncesione dhe të pastrojë miliona për të forcuar pushtetin e tij. A mund të shikoni që me ardhjen e Ramës, në krye të qeverisjes, roli i Shqipërisë në rajon është venitur dhe ka rënë në nivele që nuk ka qenë asnjëherë. E gjitha kjo është bërë me qëllim,” tha ajo.

“Presidenti ndoshta ka më shumë informacione,” shtoi Kryemadhi, duke u ndalur më pas te strategjia e shpopullimit të Shqipërisë.

“Rama përmes batutave i bën skip problemeve kryesore,” tha Kryemadhi.

Marrë nga: Syri.net

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 20:59

TIRANË – Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka thënë se prej 6 vitesh shëndetësia nuk ka qenë në asnjë moment fala...