Politike

“Do ta ndihmoj PD-në”, Topalli: Djegia e mandateve ishte gabim, Shqipëria sot një demokraci në karikaturë

2 Nëntor 2020, 21:13 Nga DOSJA
“Do ta ndihmoj PD-në”, Topalli: Djegia e mandateve ishte gabim,

TIRANË – Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim” Jozefina Topalli, është shprehur se do ta ndihmojë Partinë Demokratike. Ajo është shprehur se do e bëjë këtë gjë për të ndihmuar demokratët qëtë përfaqësohen realisht. E ftuar në emisionin “Real Story” Topalli tha se mes saj dhe Bashës ka pasur diferenca duke shtuar se gjegia e mandateve që u bë nga PD-ja sipas saj ishte gabim, sepse nuk ka ndodhur askund një ngjarje e tillë.

“Mes meje dhe Lulzim Bashës ka pasur gjithmonë diferenca ideologjike. Nuk mund të humbësh dy herë në luftë. Djegia e mandateve ishte gabim, sepse nuk ka ndodhur askund një ngjarje e tillë. Nuk ka tradhti më të madhe sesa djegia e mandateve, sepse ia dhuron të gjithë pushtetin kundërshtarit tënd më të madh, dua t’ju dal për zot atyre njerëzve që janë tradhtuar në kauzat e tyre. Nuk identifikoj udhëheqjen e partisë me Partinë Demokratike. Unë do ta ndihmoj PD-në. E bëj këtë gjë që demokratët e vërtetë të përfaqësohen realisht. Njerëzit po ikin dy herë më shumë sepse nuk gjejnë shpresë as tek maxhoranca as tek opozita. Jam për qeverisjen e PD-së, por pa Bashën. Partia Demokratike ka sot më pak vota se në vitin 1997. Nuk do bëjmë koalicion me asnjë parti. Shqipëria është një vend mizerabël. Emigracioni po njeh rritje shumë të madhe, po ndërtohen pallate dhe po jetohet nga disa në mënyrë përrallore dhe nuk mund të vazhdohet më kështu. Nuk ka pluralizëm real”- tha Topalli.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 20:59

TIRANË – Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka thënë se prej 6 vitesh shëndetësia nuk ka qenë në asnjë moment fala...