Politike

“Vendi është afër destabilizimit për shkak të varfërisë”, Topalli: Njerëzit kanë humbur besimin tek politika, opozi

2 Nëntor 2020, 20:38 Nga DOSJA
“Vendi është afër destabilizimit për shkak të

TIRANË- Ish-kryetarja e Kuvendit dhe kryetarja e “Lëvizja për Ndryshim” Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” deklaroi se vendi është afër destabilizimit, për shkak të varfërisë që ka pllakosur Shqipërinë.

“Nuk do thosha që kam qenë anash gjatë gjithë kësaj kohe, kam qëndruar e rezervuar,. kam menduar se është e rëndësishme që të reflektosh për çdo gjë që sillet rreth teje dhe për të reflektuar aktivitizimin tim në politikë? Pse gjatë kësaj periudhe? Ndoshta për të sjellë diçka që ndokujt nuk ia merr mendja. Nuk rri e rezervuar, për kushtet ku ndodhet Shqipëria, ku jetohet në varfëri, e vendi im është afër destabilizimit. Është një vend i vjedhur në përmasa të frikshme, thotë Global Iniciative. Asnjë qeveri në botë nuk rri dot nëse gjysma e popullit 2është në varfëri”, tha Topalli.

Jozefina Topalli theksoi se njerëzit kanë humbur besimin tek politika, kurse shtoi se opozita duket disii e paaftë për të kryer misionin e saj.

“Kemi krizë të gjithanshme dhe vjen për shkak të deligjitimit të forcave politike. Për të sjellë ndryshime, ka pasur ndryshime si fenomeni Makron në Francë, Pesë Yjet në Itali, Syriza në Greqi etj. Opozita është e paaftë për të kryer misionin e saj. Opozita, edhe kur ishte në parlament, nuk u ballafaqua dot me argumente”, deklaroi Topalli.

Marrë nga:BW

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 17:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batuatat me ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Në fjalën përshendetëse për çmimin e marr...