Aktualitet

Moisiu dekurajon brezin e ri të politikanëve: Janë të papjekur dhe flasin përçart

19 Prill 2019, 18:57 Nga DOSJA
Moisiu dekurajon brezin e ri të politikanëve: Janë të

TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi, pas djegies së mandateve nga opozita.

I ftuar në studion e televizionit Ora News, ai u shpreh se gjatë këtyre viteve janë bërë shumë zullume, e kësisoj ka ardhur koha që të jepet përgjegjësi.

Më tej ai u shpreh se politikanët e rinj janë të papjekur dhe flasin përçart.

“Ka ardhur koha që politikanët të japin logari. Politikanët e rinj janë të papjekur dhe flasin përçart. Politikanët e rinj i nënshtrohen servilizmit, mund të bëhen më keq se këta që kemi”, – tha ndër të tjera Moisiu.

Duke u ndalur tek dialogu mes opozitës dhe qeverisë, Moisiu tha: 

Nuk mund të hysh në dialog me kushte, në dialog duhet të hysh të bisedosh, duke pasur parësore fatet e kombit, vullnetin e popullit dhe të ardhmen e vendit. E na vjen çudi pastaj që të tjerët  thonë shqiptarët janë kriminelë, hajdutë etj. Kriminelë dhe hajdutë ka kudo, por në vendet e tjera këta dënohen, këtu te ne nuk dënohen. Këtu dënohet një polic, dënohet një infermier, një mjek, por luanët janë në strofkullën e tyre dhe japin komanda. Ka ardhur koha që të japin llogari, nuk kanë ku shkojnë, lodhen kot. Kjo duhet të jetë mësim edhe për të rinjtë”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfred moisiu politikanët e rinj rudina hajdari alfred moisiu politikanët e rinj rudina hajdari

Sondazh

Poll