Politike

Përzgjedhja e 60 hetuesve/ Kallëzimi për Komisionin e BKH-së për shkelje, Administrativja cakton datën e shqyrtimit

2 Nëntor 2020, 19:02 Nga DOSJA
Përzgjedhja e 60 hetuesve/ Kallëzimi për Komisionin e BKH-së

TIRANË- Gjykata Administrative, ka vendosur se kallëzimin e një prej kanditatëve për t’u trajnuar nga FBI do ta shqyrtojë në datë 11 nëntor.

“Kandidati” depozitoi një padi disa ditë më parë në gjykatën Administrative. Ai pretendonte se janë bërë manipulime në përzgjedhje dhe me të janë bashkuar edhe kandidatë të tjerë të skualifikuar. Më pas në Dosja.al ai publikoi një letër drejtuar shefes së institucionit, Aida Hajna. 

Byroja Kombëtare e Hetimit prej kohësh ka hapur aplikimet për grupin e hetuesve. Në fund të këtij procesi do të zgjidhen 60 hetues që më pas do të trajnohen nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bkh gjykata administrative bkh gjykata administrative

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 17:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batuatat me ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Në fjalën përshendetëse për çmimin e marr...