Politike

“Më kanë shkruajtur fjalimin më të gjatë!”/ Rama nga Samiti i tretë Dixhital: Heqja e tarifave Roaming, pjesë e objek

2 Nëntor 2020, 10:41 Nga DOSJA
“Më kanë shkruajtur fjalimin më të gjatë!”/

TIRANE– Kryeministri Edi Rama mirëpriti sot Ministerialin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua në Tiranë si eventi përmbyllës i Samitit të tretë Digjital, ndërsa realizohet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Rama në fjalën e tij u shpre se në fund të këtij proçesi kanë si synim që të heqin tarifat roaming. Ndër të tjera kryeministri tha se në fund të vitit të gjitha shërbimet në institucionet shqiptare do të jenë falas, në këtë mënyrë njeërzit do të kursejnë kohë dhe para.

Në fund të fjalës të tij, Rama tha me batutë se ky ishte fjalimi më i gjatë që ka mbajtur ndonjëherë.

Edi Rama: Nuk ka qënë e lehtë, më shumë dukej se sa ishte por sot kemi një kuptim më të madh dhe një dakordësi më të madhe për shengenin rajonal. Finalizmi i procesit për të hequr tarifat roaming duhet të jetë pjesë e objektivit tonë, duhet të punojmë ditë pas dite. Ajo që ka ndodhur për tregjet telefonike është një zbulim që na tregon se sa shumë mundemi dhe duhet të bëjmë dhe sa do të bënim nëse nuk do të kishim problem për të bashkëpunuar shpejt me njëri- tjetrin. Asgjë nuk na ndalon ta shndërrojmë këtë cep të europës në një vend dixhital. Serbia dhe Maqedonia e veritu, Kosova dhe Mali i zi ku do të mbahet samiit i ardhshëm dixhital janë përfshirë së bashku në udhërrëfyesin e strategjive dixhitale. Jam shumë krenar t’ju them që Shqipëria ka invesuar shumë me një intensitet të madh për të kapërcyer në një epokë tjetër sa i takon shërbimeve në internet. Në fund të këtij viti 95% të shërbimeve të institucione shqiptare do të jenë online dhe pa tarifa. Cdo qytetar do ti përfitojë këto shërbime duke kursyer shmë kohë, para që deri më tani është shpenzuar për të marrë dhe përfityar këto shërbime. E-albania i ka ndihmuar qytetarët gjatë karantinës. Ndërkohë që flaism kemi 700 shërbime që përfshijnë 1.5 milionë veprime në programet tona dixhitale. Thënë këtë, ky është vetëm fillimi e jo fundi i asaj që kemi nevojë të bëjmë dhe pse jemi vlerësuar mjaft nga institucione kombëtare në lidhje me ecurinë në qeverisëe  elektronike jemi të qartë që këto janë vetëm bazat, nuk është gjithçka, na duhet të punojmë mbi to. Njerëzit e mi më kanë shkruar fjalimin më të gjatë ndonjëherë, dua tju falenderoj për bashëkpunimin dhe për ndihmën tuaj në këtë moment të dobishëm.- u shpreh Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama samiti i trete dixhital edi rama samiti i trete dixhital

Sondazh

Poll