Politike

Ministeriali Digjital i Ballkanit Perëndimor, Rama: Do firmosim dy memorandum, s’di ç’do të kishte ndodhur nëse pandemia

2 Nëntor 2020, 10:38 Nga DOSJA
Ministeriali Digjital i Ballkanit Perëndimor, Rama: Do firmosim dy

TIRANË– Shqipëria mirëpret Ministerialin Digjital të Ballkanit Perëndimor si eventi përmbyllës i Samitit të tretë Digjital. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Raam, i cili u shpreh se shoqëria digjitale është sfida e këtij shekulli, përmes të cilës, njerëzit mund të gjejnë një hapësir të lirisë. Rama theksoi se në këtë ministerial do të nënshkruhen dy memorandum që ndihmojnë në ndërlidhjen e mëtejshme të rajonit. Rama nuk i ndali as sulemt ndaj PD-së, teksa shtoi se nuk e dinte ç’mund të ndodhte nëse pandemia e Covid-19, do ta kishte goditur vendin tonë në një tjetër, kohë, referuar viteve që qeveriste selisa blu, dhe që nuk kishte një platformë online.

“Nuk e di se çfarë do të kishim bërë nëse pandemia do të na kishte goditur në një kohë tjetër, pa platformën online. Ndërkohë që flasim kemi 700 shërbime që përfshijnë 1.5 mln veprime,”– tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Rama tha gjithashtu se është krenar për investimet që ka bërë Shqipëria, për të kapërcyer në një tjetër epokë. Rama theksoi se ky samit është ashembull i asaj që tregon se sa para ka bërë vendi ynë në epokën e gdigjitalizimit. Për kryeministrin, ky Samit nuk është thjesht një tjetër datë kalendarike por karakterizohet nga përmasa që lidhen mjaft me talentin, imagjinatën, nismat e inovacionin, duke përfshirë një spektër të gjerë qytetarësh, pavarësisht nga profesionet.

Pjesw nga fjala e Ramës: 

Gjatë këtyre kohëve, e po kështu gjatë këtyre ditëve, është bërë mjaft e qartë se ky samit digjital nuk është thjesht një samit si gjithë të tjerët apo thjesht një eveniment në kalendarin tonë, por është pjesë e një procesi të vazhdueshëm të pandalshëm, që përqendrohet te lidhja mes qytetarëve tanë e midis vendeve tona. Jam krenar të them që Shqipëria ka investuar shumë dhe me një intesitet të madh për të kapërcyer në një epokë tjetër sa i takon shërbimeve në internet për qytetarët. 95% e shërbimeve të shtetit do të jenë online dhe pa tarifë, çdo qytetar mund t’i përfitojë këto shërbime pa shumë kohë dhe pa shumë para, e-albania shërbyer sidomos për karantinë për njerëzit që u duheshin leje në kushte e kufizimeve të mëdha, kemi 700 shërbime që përfshijnë 1.5 mln veprime brenda programeve tona. Ky është vetëm fillimi dhe jo fundi i asaj që ne duam të bëjmë, jemi vlerësuar mjaft në raporte të ndryshme ndërkombëtare në qeverisjen elektronike, e dimë që këto janë bazat, jo gjithçka, por na duhet që me të njëjtin intensitet të shkojmë deri në fund. Tani që flasim jam i sigurt që jetojmë në një moment përcaktues për të ardhmen tonë, në shumë aspekte, por sigurisht jemi këtu për aspektin digjital, e nuk ka dyshim që digjitalja është absolutisht njëri prej aspekteve kyçe të rrugës sonë për të ecur përpara. Programi digjital karakterizohet nga. Shoqëria digjitale është sfida më e madhe e këtij shekulli, e po kështu është edhe instrumenti më i jashtëzakonshëm për të ngritur një mjedis, ku njerëzit të mund të jetojnë një hapësirë të ndryshme të lirisë, barazisë, përgjegjësisë. Nga ana tjetër, është edhe aspekti i shoqërisë, që përballet me kërcënimet e shumta të panjohura të këtij përparimi. I jam mirënjohës qeverisë gjermane, që ishte e gatshme të ndihmonte këtë samit, qoftë në fazën përgatitore, e po kështu gjatë seancave të punës. Më është thënë që ka shumë gjëra që do vijnë si rezultat i angazhimit të ndërmarrë me këtë rast, sidomos dy memorandumet e mirëkuptimit që do të nënshkruhen, njëri për transmetimin digjital mes rajonit dhe tjetri për ndërlidhjet e rajonit. Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë përqafuar këtë sfidë dhe po punojnë për të ndikuar individualisht sa më shumë të jetë e mundur vizionin e përbashkët për të zbatuar me të gjitha vështirësitë një treg të vetëm brenda rajonit. Nuk ka qenë e lehtë më shumë dukej sesa ishte, por sot kemi një dakordësi më të madhe për shengenin rajonal. Finalizimi i procesit për të hequr tarifat Roaming duhet të jetë pjesë e objektivit tonë dhe diçka që duhet të punojmë fort.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ministeriali digjital i ballkanit perëndimor edi rama ministeriali digjital i ballkanit perëndimor

Sondazh

Poll