Politike

Holanda dha ‘JO’ për Shqipërinë, Balla: Shqipëria i ka përmbushur parakushtet për mbajtjen e konferencës së parë nd

2 Nëntor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Holanda dha ‘JO’ për Shqipërinë, Balla:

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur shumë optimist për hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE-në, pavarësisht se një ditë më parë, Holanda dha ‘JO’-në e prerë për vendin tonë.

Pas mbledhjes së socialistëve në selinë rozë, Balla, në një dalje për gazetarët, u pyet në lidhje me këtë vendim. Ai tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha parakushtet për hapjen e negociatave, ndërkohë që la të nënkuptohej se e gjithë kjo, po bëhet për shkak të zgjedhjeve që do të zhvillohen në mars të vitit që vjen në Hollandë, dhe të vendeve të tjera në BE.

“Presidenca gjermane e cila përfundon në 31 dhjetor ka në objektivat e veta mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë dhe me Shqipërinë. Vlerësmi i vetëm zyrtar është nga KE. Komisioni europian sikurse të gjithë jeni në dijeni ka vleërsuar që Shqipëria i ka përmbushur parakushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Kam pasur një bisedim me parlamentin hollandez javën e kaluar, ku nga kolegët kemi marrë vlerësimet për përmbushjen e disa parakushteve deri në momentin që po flasim. Padyshim unë do të thoja që ju e dini që vitin e ardhshëm në Mars janë zgjedhjet në hollandë. Në shtator kemi zgjedhje të përgjithshme në Francë. Vendet e BE-së nuk duhet kurrsesi që fushtatat e tyre zgjedhore ti vëjnë në shërbim për vendet që kanë përmbushur kushtet për të filluar negociatat,”- tha Balla.

Qeveria e Holandës ka marrë vendimin për t’i dhënë më shumë kohë Shqipërisë që të përmbushë kushtet e vendosura nga Bundestagu për çeljen e negociatave, pasi nuk janë plotësuar të gjitha. Holanda sheh ende punë para për të t’u bërë nga qeveria shqiptare, duke ‘hedhur poshtë’ edhe raportin e Komisionit Europian, i cili u dorëzua nga Komisioneri për Zgjerim. 

Dosja.al ka përkthyer dokumentin e plotë, nga i cili ministri i jashtëm holandez Stef Blok ka raportuar ndaj qeverisë së tij. Në dokument thuhet se Shqipëria ka më shumë nevojë për kohë, çka do të thotë se edhe në këtë vit, nuk ka çelje negociatash me Bashkimin Europian.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be taulant balla celja e negociatave me be taulant balla

Sondazh

Poll