Politike

Basha i shqetësuar për gjendjen e të sëmurëve me COVID, kreu i PD: Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Vala e dytë i

2 Nëntor 2020, 08:36 Nga DOSJA
Basha i shqetësuar për gjendjen e të sëmurëve me COVID,

TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një postimi në Twitter ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me kontrollin e pandemisë në vend.

Basha shkruan se numri i të sëmurëve po rritet përditë e se Rama ka humbur kontrollin mëgjithëse vala e dytë ishte e paralajmëruar.

‘Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura. Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!’

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha akuzon ramen lulzim basha basha akuzon ramen lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2020, 14:07

TIRANE– Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ishte e pranishme në ndërtimet që po bëhen në Unazën e Re prej nga ka deklaruar se po vidhen 20 milionë euro për kil...