Politike

Basha nuk ndalet, i drejtohet sërish Ramës: Paguan miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet

2 Nëntor 2020, 09:47 Nga DOSJA
Basha nuk ndalet, i drejtohet sërish Ramës: Paguan miliona për

TIRANE– Lulzim Basha shkruan në Twitter se gjendja në vend për shkak të pandemisë është duke u përkeqësuar dhe e gjitha për shkak të Ramës. Kreu i PD nuk i ndal akuzat kundrejt kryeministrit duke u shprehur se ai e ka mendjen vetëm te sulmet politike ndërkohë që paguan miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë.

Në fund kreu i Partisë Demokratike, mbyll shkrimin e tij me pyetjen: Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës?

‘Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit  Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???’-shkruan Basha.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha akuzon ramen edi rama lulzim basha basha akuzon ramen edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll