Politike

COVID’19 përball me ‘cicërima’ PD e PS/ Basha: Vala e dytë na gjeti të papërgatitur. Rama: Ti s’ndalon dot Monikën

2 Nëntor 2020, 08:26 Nga DOSJA
COVID’19 përball me ‘cicërima’ PD e PS/ Basha: Vala

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha janë përplasur në distancë ditën e sotme, në lidhje me shtimin e numrit të të infektuarve me Covid19, dhe masat që janë marrë për pandeminë. Fillimisht, ishte Basha ai që me anë të një statusi në rrjetet sociale, shkroi se vala e dytë ishte paralajmëruar dhe se qeveria duhet të kishte ndërmarrë masat për të patur një situatë të qëndrueshme. Këtë gjë, Rama, sipas Bashës, nuk e ka bërë.

Këtë reagim, kryeministri e cilësoi “një fije bari”, pas të cilës është kapur Basha. Rama shkruante se Basha nuk frenon dot aleaten e tij, Monika Kryemadhi, e jo valën e dytë të virusit. “Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvjeku i shkretë!’-mbyll Rama reagimin. 

Për Lulzim Bashën, këto janë sulme politike. Kryedemokrati iu përgjigj në Twitter se për faj të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi, ndërsa kreu i qeverisë merret me sulme politike.

Edhe ky status mori një përgjigje nga Rama. Ky i fundit e siguroi Bashën se sipas tij, PD-ja nuk kthehet më në qeveri me lojë ‘jep jep votën PD dhe merr Monikën & IlIrin në tallavanë e bashkimit!’ Por kryedemokrati iu kthye sërish duke i bërë thirrje kryeministrit që të rrisë testimet. 

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha mungesa e tamponeve edi rama lulzim basha mungesa e tamponeve

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2020, 14:07

TIRANE– Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ishte e pranishme në ndërtimet që po bëhen në Unazën e Re prej nga ka deklaruar se po vidhen 20 milionë euro për kil...