Politike

Balla i bën thirrje opozitës: Politikanë të së keqes, hiqni dorë nga politika djallëzore. Komenton vetëvrasjen te “She

2 Nëntor 2020, 09:05 Nga DOSJA
Balla i bën thirrje opozitës: Politikanë të së keqes,

TIRANE– Kryetari i grupit parlamentari i partisë socialiste Taulant Balla ka dalë në një konferencë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së shtabit të PS. Balla u shpreh se e veçanta e kësaj mbledhje ishte se pjesë e saj ishin dhe ministrat të cilët dëgjuan nga afër të gjitha problematikat që qytetarët kanë.

Më tej ai i bëri thirrje opozitës që të heqin dorë nga politika e djallëzuar dhe të mos bëjnë politikë me koronavirusin.

Ka pasur një raportim të ecurisë së punëve tona organizative. Në vëmendjen tonë të përhershme janë dhe problematikat që ngrenë qytetarët. Edhe në mbledhjen e sotme ka pasur një raportim të të gjitha çështjeve. Përveç drejtuesve politik të qarqeve, në mbledhjen e sotme ishin dhe ministrat, për të ndjekur çdo lloj problematike. Vëmendja jonë është për njerëzit, ndaj dhe qasja jonë për të adresuar problematikat e tyre është e vetmja. Ne vijojmë një komunikim të vazhdueshëm në çdo cep të territorit. Shpreh mbështetjen time dhe të kolegëve të mi për të gjithë bluzat e bardha, që janë në krye të detyrës, por kryesisht në qendrat spitalore, ku po përballen me të sëmurët. Ju shpreh falënderimet më të sinqerta për një punë të shkëlqyer që po bëhet. I bëj një thirrje miqësore politikanëve të së keqes, që të heqin dorë nga politika djallëzore dhe fyerjet e padrejta që iu adresojnë atyre që janë në krye të detyrës. Nuk ka asnjë opozitë kaq djallëzore në botë që të bëjë politikë me këtë situatë.

Ai ka komentuar dhe rastin e djeshëm, ku një 52 vjeçar u vetëvra në spitalin Infektiv. Sipas Ballës raste të tilla ndodhin kudo në botë e se kanë qënë mjekët ata që kanë dhënë informacione të detajuara në lidhje me ngjarjen e rëndë.

‘Raste të tilla kanë ndodhur dhe në botë. Ju shpreh ngushëllime familjarëve. Më vjen keq për përpjekjen e katër politikanëve të së keqes, që sot mundohen të përdorin fatkeqësinë për llumin e tyre politik. Nuk dua t’i përgjigjem pyetjes. Nuk ndodh në asnjë takim tonin të ketë qytetarë pa maska, me përjashtim të atyre që e kanë kaluar Covid-in.’- u shpreh Balla.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kreu i grupit parlamentar taulant balla vetevrasja te shefqet ndroqi kreu i grupit parlamentar taulant balla vetevrasja te shefqet ndroqi

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2020, 14:07

TIRANE– Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ishte e pranishme në ndërtimet që po bëhen në Unazën e Re prej nga ka deklaruar se po vidhen 20 milionë euro për kil...