Politike

Rama publikon pamjet nga kantieri i ndërtimit në Laç, Teliti: 1 vit nga tërmeti, nuk ka asnjë shtëpi të ndërtuar, asnjë

2 Nëntor 2020, 07:47 Nga DOSJA
Rama publikon pamjet nga kantieri i ndërtimit në Laç, Teliti: 1

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në ‘facebook’ ku shfaqet kantieri i ndërtimit në qytetin e Laçit. Rama zbulon se aty do të rindërtohen shkolla, çerdhe, bashki e shumë institucione të tjera që do ta rizgjojnë qytetin nga e para.

‘Mirëmëngjes dhe me kantierin e Rilindjes në Laç, ku zemra e qytetit po rizgjohet nga rrënojat e tërmetit, ju uroj një javë të mbarë’- shkruan Rama në Facebook.

Drejtori i Kabinetit të kryetarit të PD, Dorjan Teliti ka reaguar pas këtij postimi duke akuzuar kryeministrin se nuk ka mbajtur asnjë premtim. Teliti ka publikuar një video ku shihet Rama që i premton banorëve se do të rindërtohen të gjitha godinat, teksa pasqyron pamjet e tanishme të qytetit.

ER nuk mbajti asnjë premtim.  Ai shfaqet në sheshet e ndërtimit me regjinë qëndrore të propagandës dhe sapo ai ikën nga sheshi i teatrit të propagandës largohen dhe fadromat për t’u zhvendosur në një shesh tjetër, atje ku propaganda nis shfaqjen e radhës.  Në Laç, një vit pas tërmetit, vetëm janë lidhur kontratat për banesat individuale dhe janë hedhur themelet.  Për godinat publike, është paraqitur një projekt në 3D por nuk ka asnjë zbatim dhe asnjë projekt nuk është prokuruar. Nuk ka propagandë dhe regji qëndrore që mund të fshehë të vërtetën!’- shkruan Teliti në ‘Facebook’.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorian teliti edi rama dorian teliti edi rama

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2020, 14:07

TIRANE– Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ishte e pranishme në ndërtimet që po bëhen në Unazën e Re prej nga ka deklaruar se po vidhen 20 milionë euro për kil...

Politike 1 Nëntor 2020, 12:42

TIRANE– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa ishte në një takim të FRESSH tha se Partia Socialiste nuk do jetë kurrë një parti që do i përdore njerëzi...