Aktualitet

Gratë naftëtare të Ballshit vijojnë të qëndrojnë të ngujuara, në ditën e 19-të të grevës së urisë kanë një kër

2 Nëntor 2020, 07:17 Nga DOSJA
Gratë naftëtare të Ballshit vijojnë të

BALLSH- Sot është dita e 19-të e grevës së grave naftëtarëve të Ballshit të cilat insistojnë për të drejtat e tyre duke mos dalë nga ambinetet e rafinerisë, pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore.

‘Duam 13 pagat e fituara, jo lëmoshë. Sot e hënë mbani një seancë për gratë naftëtare‘- është kërkesa që kanë ditën e sotme per politikanët.

Shumë prej tyre vuajnë nga sëmundje të tjera shoqëruese e gjatë qëndrimit në grevë kanë pasur të vjella, temperaturë si dhe rrahje të forta zemre. Madje një prej tyre është zëvendësuar pasi nuk mundi të qëndronte më gjatë në rafineri.

Naftëtarët e uzinës në Ballsh kanë hyrë në një grevë urie prej 22 ditësh, ndërsa prej 19 ditësh atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre. Grevistët kërkojnë marrjen e masave urgjente nga qeveria për të siguruar pagesën e 9 muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës. Gjendja e tyre sa vete dhe rëndohet, ndërsa ata refuzuan edhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e grevës dhe nisjen e dialogut me qeverinë, por pa zgjidhje konkrete.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve naftetaret e ballshit ne greve urie greva e naftetareve naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2020, 19:47

Në këtë shtëpi në Kaçanik, jetojnë familjarët e Lavdrim Muhaxherit, i cili ishte udhëheqës i shqiptarëve në formacionet ushtarake të ashtuquajtura Shteti...