Aktualitet

Nis viti i ri akademik, 21 mijë studentë të vitit të parë nuk kanë fatin të futen në fakultete, do ndjekin gjithçka onl

2 Nëntor 2020, 07:09 Nga DOSJA
Nis viti i ri akademik, 21 mijë studentë të vitit të

TIRANË– Sot nis viti i ri akademik 2020-2021. 21 mijë student që prosnin të hynin për herë të parë në fakultete, do ta ndjekin atë online. Ishte vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, ai që la studentët e vitit të parë në shtëpi, për të mos u futur si çdo vit në dyert e fakulteteve, në mënyrë që të shmangen grumbullimet dhe përhapja e Covid-19.

Edhe koviktet janë të mbyllura. Ky vendim, është për vetëm muajin e parë, ndërsa më vonë mund të ndryshojë, në varësi të shtimit apo pakësimit të numrit të të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri.

Ajo që po shqyrtohet gjithashtu është edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e ish- Bllokut pas orës 22:00, pasi ajo është konsideruar si vatër e rrezikshme. Gjithsesi, studentët nuk janë dakort me mësimin online. Sot në orën 11:00, ata do të dalin para kryeministrisë, ku do të kërkojë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet studentet ne proteste 2 nentor 2020 viti akademik 2020-2021 studentet ne proteste 2 nentor 2020 viti akademik 2020-2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2020, 19:47

Në këtë shtëpi në Kaçanik, jetojnë familjarët e Lavdrim Muhaxherit, i cili ishte udhëheqës i shqiptarëve në formacionet ushtarake të ashtuquajtura Shteti...