Vendimet e çuditshme të gjykatës: Burg kur braktis qenin, gjobë 50 mijë lekë për foshnjën
1 Nëntor 2020, 21:57Nga DOSJA
Të shkosh si i pandehur në gjykatë për braktisjen e qenit të shtëpisë mund të të kushtojë një dënim më të ashpër sesa braktisja e një foshnjeje të porsalindur. Kjo ka ndodhur në Gjykatën e Tiranës, ku për një të akuzuar për lënien e një qeni në rrugë është dhënë dënim me burg, ndërsa për foshnjen dënim me gjobë.
Vendimet gjyqësore të siguruara nga A2 i përkasin dy historive të ndara nga njëra-tjetra. Sipas një vendimi gjyqësor, 55-vjeçari me iniciale N. S. nga Bërzhita është marrë i pandehur për shkak se në janar 2020, qeni i tij ka kafshuar fqinjin në një nga rrugët e fshatit, duke i shkaktuar plagë në këmbë. Gjykata arsyeton në vendim se i pandehuri, si zot i qenit, nuk kishte marrë masa mbrojtëse për kafshën e shoqërimit në ambiente publike. Për gjykatën ai ka neglizhuar, duke mos parashikuar pasoja që duhet t’i parashikonte. Për këtë shkak, 55-vjeçari u dënua me 1 muaj burg për akuzën e “braktisjes së kafshës së shoqërimit”. Ai nuk ka shkuar asnjë ditë në qeli, pasi gjykata ka konvertuar dënimin me 2 muaj shërbim prove.
Ndërsa përmes një vendimi tjetër, një 26-vjeçare është fajësuar nga Gjykata e Tiranës për braktisjen e foshnjës së saj të porsalindur para portës së fshatit SOS në zonën e Saukut, në kryeqytet. E reja me iniciale M. D. ka treguar për gjykatën se ishte braktisur nga babai i foshnjës gjatë shtatëzanisë dhe se nuk kishte asnjë mundësi financiare dhe kushte për rritjen e saj. Ajo ka shfaqur pendesë në gjykim dhe ka provuar se mbante kontakte me të bijën e sistemuar në fshatin SOS dhe ka për qëllim të krijojë kushte për t’iu përgjigjur si nënë. Por, vepra penale rezulton të jetë konsumuar dhe për këtë ajo është dënuar përfundimisht me 50 mijë lekë gjobë.
Marrë nga A2CNN
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Një kriminel shqiptar është arratisur nga burgu i Patras. Bëhet fjalë për shqiptarin me iniciale E.O., aventura e të cilit përfundoi pas më shumë s...
Teksa shifrat e koronavirusit po rriten në vendin tonë familjarët shprehen të shqetësuar për të afërmit e tyre që janë duke u trajtuar në spitalet Covid.I tillë...
Aktualitet 1 Nëntor 2020, 19:47
Në këtë shtëpi në Kaçanik, jetojnë familjarët e Lavdrim Muhaxherit, i cili ishte udhëheqës i shqiptarëve në formacionet ushtarake të ashtuquajtura Shteti...
Rigerta Loku është mirditorja që do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit. Në një lidhje me skype për studion e lajmeve të Fax News, zbuloi se gje...
TIRANË– Lëvizja për Universitetin ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbajnë një protestë para Kryeministrisë, rreth orës 11:00. Kjo për shkak të ve...
TIRANË– Një automjet policie është përplasur me një motor, në zonën e Kombinatit pasditen e sotme rreth orës 18:55. Sipas njoftimit zyrtar të Policis...
PRISHTINË– Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti ka publikuar rregulloren e re, në një kohë që vendi po përballe...
TIRANË– Vetëm një javë kohë për Ministrinë e Drejtësisë. Punonjësit e policisë së burgjeve kanë paralajmëruar protestë e deri në nisjen e një greve u...