Bota

Rikthehen protestat e jelekverdhëve, policia ndalon demonistrimet pranë katedrales ‘Notre Dame’

19 Prill 2019, 17:53 Nga DOSJA
Rikthehen protestat e jelekverdhëve, policia ndalon demonistrimet

Proestuesit francezë që njihen si ‘jelekverdhët’ do të rikthehen sërish në rrugë për të kundërshtuar pushtetin në Francë.

Ndërkohë policia ka ndaluar kotegorikisht protestat pranë katedrales së Notre Dame për shkak incidentin shkatërrues që ndodhi më 15 prill.

Ky demonstrim i parashikuar në Paris, do të shënojë javën e 23 të protestave kundër qeverisë së Macron dhe nivelin të shtrenjtë të jetesës.

Ata do të protestojnë nesër, e shtunë, por me urdhër të prerë iu është ndaluar demonstrata afër Katedrales së djegur, shkruajnë mediat franceze.

Për shkak të brishtësisë së ndërtësës, policia ka urdhëruar që protestat të zhvillohen sa më larg katedrales.

Jelek-verdhët kanë disa javë që protestojnë kundër qeverisjes së vendit, sidomos ndaj taksave të shtuara për punëtorët. Ata tashmë janë kthyer në një lëvizje dhe shprehen se janë kundër kastës aktuale franceze, të cilën e quajnë të kalbur dhe se punon kundër punëtorëve.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota france katedralja e notre dame protesta e jelekverdheve france katedralja e notre dame protesta e jelekverdheve

Sondazh

Poll