Bota

Njihuni me murgeshat që kultivojnë kanabis, mbledhin 1.1 mln dollarë

19 Prill 2019, 16:11 Nga DOSJA
Njihuni me murgeshat që kultivojnë kanabis, mbledhin 1.1 mln

Publikohet sot dokumentari për murgeshat që kultivojnë kanabis për të ndihmuar përdoruesit e drograve në SHBA. Ato njihen si ‘Murgeshat e Luginës’, të cilat në vitin 2011 nisën të kultivojnë kanabisin dhe tashmë kanë arritur të mbledhin rreth 1.1 milionë dollarë nga shitjet.

Murgesha Kate, 60 vjeçe, e cila banon në Merced County, Kaliforni së bashku me motrat e tjera tha se ishin frymëzuar nga filmi ‘Breaking Habits’, i drejtuar nga regjisori britanik Rob Ryan, që eksploron historinë dhe mbijetesën e murgeshave për të nisur kultivimin e bimës.

“Kam parë filmin aq shumë herë dhe nuk më ka pëlqyer, por njerëzit e pëlqejnë ,”-tha ajo. Dokumentari zbulon sesi murgesha Kate dhe bashkësia e motrave të saj kanë luftuar kundër racizmit të zezakëve.

Deri tani motra Kate është përpjekur të shërojë tetë njerëz, të cilët kanë qenë përdorues të drogës. Murgeshat e përdorin gjithashtu për të trajtuar çdo sëmundje nga epilepsia në kancer.

“Është një fabrikë shëruese, gradualisht bota po fillon të marr idenë e kanabisit si ilaç, në vend që ta trajtojë atë si një substancë të rrezikshme”,– tha motra Kate.

Rob Roban thotë se lufta e motrës Kate për të ndryshuar industrinë e kanabisit nga stoner në shërues është e vërtetë dhe e përzemërt. Dokumentari është vetëm një pjesë e planit të motrave për zgjerimin botëror të perandorisë së tyre medicinale të marihuanës. Më 22 prill, murgeshat e aktivitetit të kanabisit do të protestojnë ndaj privilegjit kishtar, që lejon abuzime.

“Është një projektligj i rëndësishëm që do të lejonte Kaliforninë të bashkohej me njëzet vende të tjera dhe Kanadanë në mohimin e këtij privilegji si një justifikim për mos raportimin e abuzimit.

Burimi: Daily Mail

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kultivimi i kanabisit murgesha kate murgeshat e lugines kultivimi i kanabisit murgesha kate murgeshat e lugines

Sondazh

Poll