Bota

Besimtarët gozhdojnë veten në kryq, ndërkohë që rrihen në ritin e përgjakshëm fetar (Foto)

19 Prill 2019, 14:32 Nga DOSJA

Filipines-Adhuruesit katolikë janë gozhduar në kryqe druri në një ritual të pashkëve.

Katër burra dhe një grua, disa të veshur me kurora, të cilët u shoqëruan nga fshatarë të veshur si centurione romake, gozhdohen në kryqe në një kodër për të shënuar ‘të premten e mirë’.

Krishterët e t devotshëm marrin pjesë në shfaqjen fetare në fshatin San Petro Cutud për të përjetuar vuajtjet e Jezusit.Manifestime të ngjashme bëhen dhe në qytetet bujqësore pranë Filipineve e veriut.

Mijëra njerëz, duke përfshirë edhe shumë turistë, panë spektaklin, praktikë e cila kundërshtohet kisha katolike.

 

“Ne jemi nga Polonia, që është edhe një vend katolik, por nuk ka asgjë të tillë. Është shumë më paqësore dhe e qetë “, tha vizitorja Magdalena Tyburcy.

Para kryqëzimeve të rindërtuara, dhjetëra njerëz të zbathur godasin shpinat e tyre të zhveshura me shkopinj të mprehtë bambuje dhe dru. Disa kishin shpinat e tyre të prera me brisqe për t’i mbajtur ato të përgjakura.

Gozhdat e sterilizuara përdoren në ritualet dhe, pasi zbriten nga kryqet, të devotshmit kontrollohen nga punonjësit e mjekësisë për të siguruar që ata nuk kanë komplikime nga lëndimet e tyre.

Piktori Ruben Enaje, 59 vjeç, u gozhdua në kryq për herë të 33-tën herë, si pjesë e falenderimit të Perëndisë, pasi mbijetoi një rënie nga një ndërtesë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gozhdim ne kryq katolike te devotshme kryqezim pashket gozhdim ne kryq katolike te devotshme kryqezim pashket

Sondazh

Poll