Bota

“Na lidhin me zinxhirë”, arrestohen prindërit ‘manjakë’ që rrihnin dhe mbanin të burgosur 13 fëmijë

19 Prill 2019, 13:57 Nga DOSJA
“Na lidhin me zinxhirë”, arrestohen prindërit

Jordan Turpin, 17 vjeç telfonoi policinë pasi u arratis nga shtëpia në Kaliforni, pasi kishte kaluar vite duke u rrahur, lidhur me zinxhirë dhe ishte lënë pa ushqim.

Babai David Turpin, 57 vjeç dhe nëna Louise, 50 vjeç pritet të dënohen me nga 25 vite secili për abuzimin e egër dhe mbajtjen peng të fëmijëve të tyre.

Në telefonatën audio të marrë nga media e amerikane Abc News, adoleshentia e kishte të vështirë të jepte një adresë, sepse ishte hera e parë që ajo kishte qenë jashtë vetëm.

“Mirë, unë jetoj në një familje prej 15 vetësh dhe prindërit e mi janë abuzive, ata abuzojnë me ne dhe dy motrat e mia të vogla tani janë të lidhura me zinxhirë, ka 13 fëmijë dhe pastaj një nënë dhe një baba.

“Unë kurrë nuk kam qenë jashtë, unë nuk shkoj shumë vende kështu që unë nuk di asgjë për rrugët apo ndonjë gjë tjetër.”

Ajo tha se dy nga motrat e saj dhe vëllai ishin të lidhur në shtretërit e tyre me zinxhirë.

Çifti u arrestua në janar 2018 dhe u deklaruan fajtor për abuzimin dhe burgosjen e fëmijëve të tyre në shtëpinë e tyre.

Jordan tha se fëmijët jetonin në papastërti dhe kur u pyetën nëse dikush në shtëpi kishte nevojë për të shkuar në spital ajo tha: “Nuk jam i sigurtë. Ndonjëherë jetojmë në ndyrësi dhe nganjëherë zgjohem dhe nuk marr dot frymë nga papastërtia e shtëpisë “.

Ata na abuzojnë dhe dy motrat e mia të vogla tani janë të lidhura me zinxhirë.

Kur ajo u pyet për herën e fundit që ajo ishte larë, ajo u përgjigj: “Nuk e di, pothuajse një vit më parë.

Momenti tronditës ishte kur ajo u pyet nëse dikush në shtëpi kishte marrë mjekim dhe ajo tha se ajo nuk e di se çfarë është mjekimi

Fëmijët kishin vetëm një pushim nga prangat e tyre për të shkuar në tualet dhe për të larë dhëmbët.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 13 femije arrestohen prinderit prinderit mbajn peng femijet 13 femije arrestohen prinderit prinderit mbajn peng femijet

Sondazh

Poll