Bota

Publikohen pamjet e Julian Assange duke bërë Kung Fu brenda ambasadës së Ekuadorit (Video)

19 Prill 2019, 13:07 Nga DOSJA
Publikohen pamjet e Julian Assange duke bërë Kung Fu brenda

Julian Assange qëndroi në ambasadën e Ekuadorit për shtatë vjet. Si një Robinson Crusoe në këtë video ai shfaqet duke bërë Kung Fu. Assange duket se ka dashur të mbajë veten të zënë me diçka.

47- vjeçari shfaqet duke gjuajtur me grushta dhe krahë, i veshur me rroba sportive.

Ai u strehua për herë të parë dhe kërkoi azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër në qershor të vitit 2012 për t’i shpëtuar autoriteteve suedeze nga ekstradimi i tij pas akuzave të përdhunimit dhe sulmit seksual.

Assange u arrestua më 11 prill në Londër, pasi Ekuadori e hoqi kërkesën e tij diplomatike për azil. Ai është akuzuar për ndihmën e ish-specialistit të zbulimit të ushtrisë, Chelsea Manning, për të hyrë në kompjuterët e Departamentit të Mbrojtjes amerikane në vitin 2010 në një përpjekje për të zbuluar dokumente sekrete të qeverisë. Assange u hoq me forcë nga autoritetet nga ambasada Ekuadoras në Londër  disa ditë më parë.

Burimi: Daily Mail

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ambasada e ekuadorit arrestimi i julian assange julian assange wikileaks ambasada e ekuadorit arrestimi i julian assange julian assange wikileaks

Sondazh

Poll