Bota

Tentoi të djegë me benzinë Katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork, arrestohet 37-vjeçari

19 Prill 2019, 14:31 Nga DOSJA
Tentoi të djegë me benzinë Katedralen e Shën Patrikut

Nju Jork, SHBA– Katedralja e Shën Patrikut, kisha katedrale katolike e stilit neo- gotik e zbukuruar që ndodhet në një nga lagjet më të mëdha, Manhattan. Ajo konsiderohet si një nga simbolet më të dukshme të katolicizmit romak në Nju Jork dhe në SHBA.

Pas ngjarjes tronditëse në Katedralen e Notre Dame në Paris në 15 prill, vetëm katër ditë pas shkrumbimit të kupolës së një prej simboleve të Parisit, në Nju Jork u mendua se do të ndodhte diçka e tillë, por ndërhyrja e policisë parandaloi zjarrin.

“Për më shumë se një orë të enjten, Marc Lamparello eci për 20 metra rreth katedrales së Shën Patrikut përpara se të hynte në kishë, duke mbajtur benzinë dhe çakmakë me vete,”- sipas njoftimit të policisë së Nju Jorkut.

Pasi u arrestua, 37-vjeçari i tha oficerëve se ai po përpiqej të merrte benzinë, por agjentët kontrolluan makinën, ishte plot me benzinë.

Sipas autoriteteve, i arrestuari nuk mbajti asnjë referim nga ngjarja e Katedrales së Shën Patrikut.

Burimi: CNN

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota katedralja e notre dame katedralja e shën patrikut katedralja e notre dame katedralja e shën patrikut

Sondazh

Poll