Sport

Hamilton fiton dhe paralajmëron tërheqjen

1 Nëntor 2020, 19:35 Nga DOSJA

ITALI – Tashmë nuk përbën ndonjë lajm që në garat e Formulës 1 fituesi të jetë britaniku i Mercedes, Ljuis Hamilton. Kështu ndodhi edhe në këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Emilia Romanja, në pistën e Imolas, duke i siguruar që sot skuadrës Mercedes titullin botëror për konstruktorë në Formula 1.

Britaniku, në rrugën drejt titullit të tretë radhazi kampion për pilotë, që mund ta sigurojë që në garën e ardhshme, i çuditi të gjithë kur deklaroi pas sfidës, se po mendonte seriozisht që ta bënte pushim në edicionin e ardhshëm.

I pyetur se çfarë mendonte për zërat, se shefi i skuadërs, Toto Volf, do të largohej nga posti i tij, Hamilton bëri të qartë se nuk kishte vendosur nëse do të rinovonte apo jo. “Unë nuk e di as nëse do të jem këtu vitin e ardhshëm, ndaj ky nuk është shqetësim për mua, për momentin. Kam qenë këtu prej shumë, shumë kohësh. E kuptoj, se vjen koha kur mund të dëshirosh të tërhiqesh pak dhe t’i japësh pak më shumë kohë familjes e këtyre gjërave.

Sigurisht, unë ndjehem mirë, ndjehem ende shumë i forte. Mendoj se mund të vazhdoj për shumë muaj. Do të dëshiroja të isha këtu vitin e ardhshëm, por nuk ka asnjë garanci që kjo të ndodhë me siguri. Ka shumë gjëra që më pëlqejnë në jetën jashtë Formula 1, ndaj vetëm koha do ta tregojë”, tha britaniku.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 1 Nëntor 2020, 09:17

Armando Broja i jep fitoren e radhës Viteshes

HOLANDE – Armando Broja ka filluar të njihet në Holandë si bomber, kjo për shkak të paraqitjes shumë të mirë dhe golave të shënuar për skuadrën e tij, Viteshen....

Sport 1 Nëntor 2020, 09:25

Mesi nuk i mbajnë më nervat, godet arbitrin

SPANJE – Situata jo e mirë personale dhe e skuadrës në tërësi, vazhdon të refelektohet në edhe në fushën e lojës nga Lionel Mesi. Një gjest nervozizmi në fakt m...

Sport 1 Nëntor 2020, 09:37

Sot fillon zyrtarisht futbolli në Shqipëri

TIRANE – Nga sot i jepet fund zyrtarisht bojkotit të futbollit në Shqipëri, ku do të filloj gjithçka me Kupë e Shqipërisë. Ndeshjet do të jenë me një tak...

Sport 31 Tetor 2020, 18:33

Falimenton skuadra shqiptare 90-vjecare

GJIROKASTER – Nuk kanë të sosur problemet në klubet e futbollist shqiptar dhe sa më poshtë të zbresësh në kategori aq më të mëdha janë këto probleme. Kësh...