Sport

Masllavica drejt mandatit të dytë te peshëngritja…

31 Tetor 2020, 20:45 Nga DOSJA
Masllavica drejt mandatit të dytë te peshëngritja…

TIRANE – Në prag të zgjedhjeve të radhës, rikthehet tensioni në disa federate sportive, mes tyre edhe ajo e peshëngritjes. Ka qenë kryesia e kësaj federate, e cila ka përjashtuar që në start kandidatin dhe ish-presidentin Elez Gjoza.

Komisioni i seleksionimit të kandidaturave bën me dije, se ka konstatuar që Gjoza nuk është një kandidaturë në përputhje me kriteret statutore, ndërsa shpjegon se përjashtimi i tij është bërë, sepse nuk përmbush kriterin e nenit 12/5/D.

Rezultimi i një numri të lartë shtangistësh me doping, gjatë kohës kur Gjoza ka qenë në krye të FSHP-së, mësohet se ka qenë shkaku që komisioni e ka cilësuar ish-presidentin, si një person të papërshtatshëm për të përmbushur kriterin statutor të figurës së pastër morale në fushën e sportit. Dhe për rrjedhojë, komisioni ka vendosur ta skualifikojë.

Kështu, me përjashtimin e Gjozës, në garën për president të FSHP-së, tashmë mbeten kandidaturat e Eglantina Çunit dhe presidentit aktual, Theodhor Masllavica.

B.T (Dosjal.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 1 Nëntor 2020, 09:17

Armando Broja i jep fitoren e radhës Viteshes

HOLANDE – Armando Broja ka filluar të njihet në Holandë si bomber, kjo për shkak të paraqitjes shumë të mirë dhe golave të shënuar për skuadrën e tij, Viteshen....

Sport 1 Nëntor 2020, 09:25

Mesi nuk i mbajnë më nervat, godet arbitrin

SPANJE – Situata jo e mirë personale dhe e skuadrës në tërësi, vazhdon të refelektohet në edhe në fushën e lojës nga Lionel Mesi. Një gjest nervozizmi në fakt m...

Sport 1 Nëntor 2020, 09:37

Sot fillon zyrtarisht futbolli në Shqipëri

TIRANE – Nga sot i jepet fund zyrtarisht bojkotit të futbollit në Shqipëri, ku do të filloj gjithçka me Kupë e Shqipërisë. Ndeshjet do të jenë me një tak...

Sport 31 Tetor 2020, 18:33

Falimenton skuadra shqiptare 90-vjecare

GJIROKASTER – Nuk kanë të sosur problemet në klubet e futbollist shqiptar dhe sa më poshtë të zbresësh në kategori aq më të mëdha janë këto probleme. Kësh...