Sport

Sot fillon zyrtarisht futbolli në Shqipëri

1 Nëntor 2020, 09:37 Nga DOSJA
Sot fillon zyrtarisht futbolli në Shqipëri

TIRANE – Nga sot i jepet fund zyrtarisht bojkotit të futbollit në Shqipëri, ku do të filloj gjithçka me Kupë e Shqipërisë. Ndeshjet do të jenë me një takim dhe luhen në orën 13:30. Teuta, fituesja në fuqi e Kupës, është shortuar në Grupin A dhe do ta nisë rrugëtimin e saj nga sfida me Tërbunin, ku durrsakët sigurisht janë favoritët për të kaluar më tej. Sakaq, Tirana, pret në “Skënder Halili”, Shkumbinin, teksa edhe në këtë sezon do të kërkojnë t’i shkojnë deri në fund kompeticionit. Sfidë interesante në Grupin A është edhe ndeshja mes Flamurtarit dhe Dinamos.

Ndërkohë, në Grupin B, Kukësi pret Maliqin teksa edhe verilindorët janë një nga skuadrat që mund të shkojnë deri në fund të turneut. Po, në Grupin B, bën pjesë edhe Partizani, që do të luajë në Librazhd me Ilirinë. Ndërkaq, Vllaznia e nis aventurën në Kupë ndaj Devollit, ndërsa Skënderbeu pret Tomorin.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve të para të Kupës së Shqipërisë:

Grupi A, 13:30
Tirana-Shkumbini
Laçi-Vora
Teuta-Tërbuni
Bylis-Veleçiku
Flamurtari-Dinamo
Kastrioti-Burreli
Besëlidhja-Egnatia
Korabi-Erzeni

Grupi B, 13:30
Kukësi-Maliqi
Skënderbeu-Tomori
Partizani-Iliria
Vllaznia-Devolli
Luftëtari-Elbasani
Apolonia-Turbina
Pogradeci-Oriku
Lushnja-Besa

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2020, 18:33

Falimenton skuadra shqiptare 90-vjecare

GJIROKASTER – Nuk kanë të sosur problemet në klubet e futbollist shqiptar dhe sa më poshtë të zbresësh në kategori aq më të mëdha janë këto probleme. Kësh...