Sport

Armando Broja i jep fitoren e radhës Viteshes

1 Nëntor 2020, 09:17 Nga DOSJA
Armando Broja i jep fitoren e radhës Viteshes

HOLANDE – Armando Broja ka filluar të njihet në Holandë si bomber, kjo për shkak të paraqitjes shumë të mirë dhe golave të shënuar për skuadrën e tij, Viteshen. Goli i kësaj fundjave për të ishte i katërti në këtë kampionat, një kontribut i rëndësishëm ky për Viteshen, që ka arritur të sigurojë 18 pikë pas 7 ndeshjeve të para, duke barazuar startin më të mire të sezonit në histori.

Goli i sotëm i Brojës realizoi edhe përmbysjen ndaj Villem II. Pasi dërgoi topin në rrjetë, Broja vrapoi dhe u shtri në tokë sikur po pushonte. Ky ishte një gjest i ngjashëm me atë që kishte bërë ish-sulmuesi i Danimarkës, Brajan Laudrup, në Botërorin e vitit 1988, kur shënoi ndaj Brazilit në çerekfinale.

Ndaj në rrjetet sociale të gjithë kanë filluar ta quajnë sulmuesin shqiptar Armando “Laudrup” Broja, duke kujtuar ish-sulmuesin, i cili në karrierën e tij luajti në disa nga klubet më të njohur në botë si Bajern, Milan, Çelsi apo Ajaks. Pa dyshim një ogur i mirë për Brojën, i cili duket se e ka nisur me këmbën e mbarë karrierën e tij si profesionist. Viteshe fitoi në transfertë 3-1 ndeshjen ndaj Villem II.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando broja brian laudrup vitesse armando broja brian laudrup vitesse

Sondazh

Poll

Sport 1 Nëntor 2020, 09:25

Mesi nuk i mbajnë më nervat, godet arbitrin

SPANJE – Situata jo e mirë personale dhe e skuadrës në tërësi, vazhdon të refelektohet në edhe në fushën e lojës nga Lionel Mesi. Një gjest nervozizmi në fakt m...

Sport 1 Nëntor 2020, 09:37

Sot fillon zyrtarisht futbolli në Shqipëri

TIRANE – Nga sot i jepet fund zyrtarisht bojkotit të futbollit në Shqipëri, ku do të filloj gjithçka me Kupë e Shqipërisë. Ndeshjet do të jenë me një tak...

Sport 31 Tetor 2020, 18:33

Falimenton skuadra shqiptare 90-vjecare

GJIROKASTER – Nuk kanë të sosur problemet në klubet e futbollist shqiptar dhe sa më poshtë të zbresësh në kategori aq më të mëdha janë këto probleme. Kësh...