Sport

Pas artistëve, Erion Veliaj futet fuqishëm në “merkato”, prezanton ish-futbollistin e Kombëtares

31 Tetor 2020, 19:58 Nga DOSJA
Pas artistëve, Erion Veliaj futet fuqishëm në

SHQIPËRI– Gjergji Muzaka është një futbollist i njohur në kampionatin tonë. Ish-sulmuesi ka luajtur me skuadrat kryesore të kryeqytetit duke filluar me Partizanin, Dinamon dhe Tiranën.Ndërsa me Skënderbeun lojtari mbylli karrierën. Kulmi i futbollistit ishte fanella e Kombëtares, Muzaka numëron 23 ndeshje duke shënuar 1 gol. Megjithatë në momentin kur futbollisti ka varur “këpucët në gozhdë”, ditën e sotme ai është shfaqur në krahë të Partisë Socialiste dhe Erion Veliaj.

“Jam i lumtur që jam krah këtyre njerëzve që ndajnë të njëjtin mentalitet, të njëjtën kulturë për punën, për bashkëpunimin në grup e cila është shumë e rëndësishme për të sjellë një ndryshim të përditshëm në jetën tonë, në familjen tonë, në lagjen tonë dhe në qytetin tonë”, theksoi Muzaka.

“Gjatë vitit 2015, kur Erioni kandidoi për bashkinë, u angazhova edhe unë në hartimin dhe krijimin e një programi për politikat dhe zhvillimin e sportit në qytet. Ndihem shumë krenar që mbi 100 për qind e këtij programi është realizuar dhe është mbajtur ky premtim. Jam shumë i vlerësuar dhe kam kënaqësinë që ndodhem sot mes jush”, theksoi Muazaka.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport erion veliaj gjergji muzaka erion veliaj gjergji muzaka

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2020, 18:33

Falimenton skuadra shqiptare 90-vjecare

GJIROKASTER – Nuk kanë të sosur problemet në klubet e futbollist shqiptar dhe sa më poshtë të zbresësh në kategori aq më të mëdha janë këto probleme. Kësh...