Sport

Mesi nuk i mbajnë më nervat, godet arbitrin

1 Nëntor 2020, 09:25 Nga DOSJA
Mesi nuk i mbajnë më nervat, godet arbitrin

SPANJE – Situata jo e mirë personale dhe e skuadrës në tërësi, vazhdon të refelektohet në edhe në fushën e lojës nga Lionel Mesi. Një gjest nervozizmi në fakt mund t’i kishte kushtuar shumë shtrenjtë atij në ndeshjen kundër Deportivo Alavesh.

Në pjesën e parë të ndeshjes, Mesi goditi me forcë topin drejt gjyqtarit që po vinte, por ky i fundit, i nxori argjentinasit vetëm kartonin e verdhë. Një ngjarje, e cila ndezi menjëherë rrjetet sociale, ku tifozët kundërshtarë të Barcelonës argumentuan, se Mesi është lojtari që falet më shumë nga gjyqtarët dhe se çdokush tjetër do të kishte parë të kuqin direkt pas një gjesti të tillë.

Edhe ish-gjyqtari ndërkombëtar, Oliver Anduhar, në “Radio Marca” shpjegoi se me rregullore, Mesi duhej të kishte parë dushet para kohe sot. “Duhej të ndëshkohej me të kuq, edhe nëse topi nuk godiste gjyqtarin Hernandez Hernandez. Me veprimin e tij, kërkon të kërcënojë gjyqtarin dhe kjo sjellje meriton të kuqin direkt”, tha ai duke komentuar episodin në fjalë.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 1 Nëntor 2020, 09:37

Sot fillon zyrtarisht futbolli në Shqipëri

TIRANE – Nga sot i jepet fund zyrtarisht bojkotit të futbollit në Shqipëri, ku do të filloj gjithçka me Kupë e Shqipërisë. Ndeshjet do të jenë me një tak...

Sport 31 Tetor 2020, 18:33

Falimenton skuadra shqiptare 90-vjecare

GJIROKASTER – Nuk kanë të sosur problemet në klubet e futbollist shqiptar dhe sa më poshtë të zbresësh në kategori aq më të mëdha janë këto probleme. Kësh...