Sport

Inter s’e kapërdin dot barazimin me Parmën, ia hedhin fajin Var-it: Mungon një…

31 Tetor 2020, 20:53 Nga DOSJA
Inter s’e kapërdin dot barazimin me Parmën, ia hedhin fajin

ITALI– Inter nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Parmës dhe tani e sheh veten në ndjekje të skuadrave të kreut, duke komplikuar luftën për titullin kampion. . Por zikaltërit këtë radhë përtej lojës që la shumë për të dëshiruar, mendojnë se problem në këtë ndeshje është edhe gjykimi. Administratori i Interit, Giuseppe Marotta denoncoi mospërdorimin e VAR në momentin Balogh-Perisic.

“Nuk dua të krijoj alibi, por përtej kësaj, duhet të shpreh mendimin tim mbi vlerësimet dhe arbitrimin. Ky është i vetmi instrument që kemi. Për fat të keq ka një mungesë në rregullore, pasi VAR ndërhyn vetëm në rastet e gabimit ekstrem të gjyqtarit, por nuk duhet të shohim një seri vendimesh të gabuara njëri pas tjetrit. Ka një penallti të dukshme për ne. Ose gjyqtari duhet të jetë më i vëmendshëm, ose duhet të përdoret VAR: Nëse përdoret vetëm në mënyrë të pjesshme krijohen situata të cilat ndikojnë në rezulatin e ndeshjes.” Përfundon Marotta.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter marotta parma inter marotta parma

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2020, 18:33

Falimenton skuadra shqiptare 90-vjecare

GJIROKASTER – Nuk kanë të sosur problemet në klubet e futbollist shqiptar dhe sa më poshtë të zbresësh në kategori aq më të mëdha janë këto probleme. Kësh...