Aktualitet

Qarkullojnë pa maskë anti-COVID, Policia gjobit 607 qytetarë, e pësojnë keq 4 administratorë lokalesh

1 Nëntor 2020, 14:37 Nga DOSJA
Qarkullojnë pa maskë anti-COVID, Policia gjobit 607 qytetarë, e

SHQIPËRI– Policia e Shtetit vijon kontrollet lidhur me respektimin e masave anti-COVID në vendin tonë. Brenda 24 orëve, me 3 mijë lekë të reja gjobë janë ndëshkuar 607 qytetarë që nuk mbanin maskën në publik. Ndërkohë që me 1.000.000 lekë, janë gjobitur edhe 4 administratorë lokalesh, pasi nuk kanë respektuar  protokollet e sigurisë. Edhe pse kishte kaluar ora 20:00, ata vijonin punën normalisht duke mos përfillur masat e marrë kundër pandemisë. 

Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë efektivëve të Policisë dokumentin e tyre të identifikimit, duke u ndëshkuar me 3.000 lekë të reja.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

U konsatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masën administrative 3.000 lekë, 607 qytetarë.

Ndëshkohen me masën 1.000.000 lekë secili, 4 administratorë lokalesh, pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë evidentuar 607 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit policia e shtetit koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2020, 13:09

TIRANE– ‘Top Channel’ ka siguruar foton e Floresha Rashës, shtetases së parë shqiptare që u nxorr nga kampi sirian.Ajo u arrit që të nxirrej nga Libani, vend ku...