Sport

Kampionati nis me dënimet e lojtarëve të Tiranës dhe Bylisit

31 Tetor 2020, 18:23 Nga DOSJA
Kampionati nis me dënimet e lojtarëve të Tiranës dhe Bylisit

TIRANE – Vëret kategoria Superiore ka qenë në bojkot por nuk kanë munguar ndeshjet e shumta miqësor që kanë zhvilluar ekipet gjatë kësaj periudhe për të mbajtur ritmin në prag të nisjes së sezonit zyrtarisht. Si rrjedhojë cdo gjë ka ndodhur është mbajtur shënim, sidomos kur bëhet fjalë për sjellje të pahijshme të futbollistëve.

Tirana dhe Bylisi janë penalizuar nga Komisioni i Disiplinës dhe nuk do të kenë në dispozicion për 4 ndeshje dy titullarët Idriz Bathën dhe Agustin Torasën për sjellje të pahijshme ndaj zyrtarit të ndeshjes miqësore. Për rrjedhojë, ata nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Egbo për ndeshjen e Kupës me Shkumbinin dhe takimin e parë të Kategorisë Superiore me Kukësin.

Komisionit nuk i ka shpëtuar as sulmuesi i ri i Bylisit Kudus Laval. 25-vjeçari është pezulluar për 5 takime pasi ka goditur me shkelm njërin prej kundërshtarëve gjatë njërës prej ndeshjeve miqësore.

Këto vendime vijnë një ditë para se futbolli shqiptar të nisë aktivitetin me Kupën e Shqipërisë.

Vendimet e Disiplinës

1. Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Lawal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
2. Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3. Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 30 Tetor 2020, 18:18

Maqedonia Veriut mbyll kampionatin e futbollit

MAQEDONIA E VERIUT – Situata me pandeminë në të gjithë Europën, po i çon disa shtete drejt një mbylljeje tjetër. Numrat janë në rritje për të gjitha vend...