Politike

Ilir Meta: Kushtetutën e kanë përdhosur disa herë, 97 deputetë kanë bllokuar negociatat deri në zgjedhjet e tjera të pas

31 Tetor 2020, 15:11 Nga DOSJA
Ilir Meta: Kushtetutën e kanë përdhosur disa herë, 97

TIRANË– President Ilir Meta ka ‘lajmëruar’ se negociatat për Shqipërinë janë bllokuar edhe deri pas zgjedhjeve të 25-prillit 2021.

Përmes një videoje që ka publikuar në rrjetet sociale, Meta dëgjohet të thotë se deputetët e kanë përdhosur disa herë Kushtetutën, dhe se hera e fundit ka qenë në seancën plenare të 29 nëntorit.

Sipas Metës, votimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor ka bërë që hapja e negociatave të shtyhen edhe deri pas zgjedhjeve të 25-prillit 2021.

Miratimi i Kushtetutës në vitin 1998, mbi të gjitha ishte konsensual, pikërisht për shkak se mori votëbesimin e popullit. Për fat të keq, ky votëbesim është përdhosur disa herë përgjatë këtyre dy dekadave, me ndryshime kushtetuese të nxituara, të pakonsultuara dhe të udhëhequra nga interesa politike afatshkurtra. Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, që i dha një goditje në zemër sistemit parlamentar dhe na çoi këtu ku jemi sot, nga demokracia parlamentare, në demokracinë e kryetarëve dhe të oligarkëve. Kjo është arsyeja pse 97 copë deputetë e refuzuan apelin e Bashkimit Europian dhe votuan për bllokimin e çeljes së negociatave, jo deri në 25 prill 2021, se kjo është e padiskutueshme, por deri në zgjedhjet e tjera të pas 25 prillit 2021,”- thotë Meta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 31 Tetor 2020, 12:02

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti sot thirrjen për Prokurorinë e Posaçme për të hetuar kontratat e inceneratorëve. Gjatë bashkëbisedimit me ga...