Politike

Komiteti Teknik i Ekspertëve i përgjigjet Bashës: Ne s’jemi fasadë e askujt, po na sulmoni, dhe fyeni! Mos e përdorni pan

31 Tetor 2020, 13:12 Nga DOSJA
Komiteti Teknik i Ekspertëve i përgjigjet Bashës: Ne s’jemi

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka reaguar pas akuzave  që bëri ditën e sotme kryetari  Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se shifrat e koronavirusit po fshihen dhe se kjo është fasadë e Ramës. Komiteti i është kundërpërgjigjur duke thënë se ata nuk janë  fasadë e askujt, por po i shërbejnë qytetarëve shqiptarë në këtë kohë të vështirë të pandemisë së koronavirusi.Po ashtu Komiteti i ka bërë thirrje kryedemokratit të tërheqë akuzat e bëra në adresë të anëtarëve.

 Njoftimi:

Me keqardhje dhe indinjatë të thellë, dëgjuam akuzat e bëra ndaj nesh nga ana e Kryetarit të Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha. U bë kohë që përveç përballimit të një situate shumë të vështirë, siç është ajo e pandemisë së Covid-19, jemi gjendur të sulmuar dhe të fyer në punën tonë, duke filluar nga kryetari i PD dhe disa pak politikanë të tjerë. Ne, anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, jemi profesionistë të fushës sonë dhe sot, jemi pjesë e këtij Komiteti, të ngritur në zbatim të Ligjit mbi Epidemitë, për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë në këtë kohë tejet sfiduese. Ne nuk jemi “fasadë” e askujt, siç deklaron Z. Lulzim Basha. Ne nuk pranojmë akuzat për dështim në punën tonë, të bëra nga një kryetar partie, formimi profesional i të cilit nuk ka se si t’ia lejojë të bëjë gjykime në lidhje me punën e këtij komiteti.Në çdo ditë të punës sonë, ne udhëhiqemi vetëm nga parimet e profesionalizmit dhe çdo vendim që kemi marrë, e kemi marrë duke u bazuar vetëm në këto parime. Ne mendojmë se strategjia që kemi ndjekur deri më sot, ia ka dalë të minimizojë numrin e infeksioneve dhe fataliteteve të shkaktuara nga koronavirusi, gjë që e tregojnë fare qartë edhe shifrat krahasuese me vendet e rajonit, dhe ato të Evropës. Siç është shprehur edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përdorimi politik i pandemisë i shërben vetëm përkeqësimit të situatës dhe është i dëmshëm për mbrojtjen e shëndetit publik. I bëjmë thirrje Z. Basha që të tërheqë akuzat e bëra në adresë të anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të heqë dorë nga përpjekja për baltosjen e punës së autoriteteve shëndetësore, që në këto kohë të pandemisë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komiteti teknik i eksperteve lulzim basha komiteti teknik i eksperteve lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 31 Tetor 2020, 12:02

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti sot thirrjen për Prokurorinë e Posaçme për të hetuar kontratat e inceneratorëve. Gjatë bashkëbisedimit me ga...