Bota

Indi/ I prenë gishtin tregues të dorës, pasi votoi për partinë e gabuar (VIDEO)

19 Prill 2019, 11:31 Nga DOSJA
Indi/ I prenë gishtin tregues të dorës, pasi votoi për

Bulandshahr, INDI-  Një votues indian, Pawan Kumar në një video që është bërë virale tha se aksidentalisht votoi për partinë e gabuar, për Partinë qeverisëse Bharatiya Janata (BJP).

Ai donte të votonte për një parti rajonale, por u hutua nga shumë simbole në makinën e votimit, ndaj u detyrua të votonte sërish. Çdo gisht në dorën e tij është shënuar me bojë pas votimit.

Ai votoi në Bulandshahr në shtetin verior të Uttar Pradesh, në fazën e dytë të votimit në zgjedhjet e përgjithshme indiane. “Doja të votoja për elefantin, por votova për lule gabimisht”,- tha Kumar në video, duke iu referuar simboleve të partisë të shfaqura pranë emrit të secilit kandidat. Aty simboli i BJP ishte një lule lotus, ndërsa elefanti ishte simbol i Partisë Bahujan Samaj (BSP).

Simbolet e partisë luajnë një rol të madh në zgjedhjet e Indisë, sepse ato janë të lehta për t’u identifikuar në një vend ku shkrim-leximi është i dobët në shumë pjesë të vendit.

Votimi i së enjtes u konsiderua si i rëndësishëm për partitë e fuqishme rajonale të Indisë, të cilat dominojnë politikën në shtetet e tyre dhe përballen nga politikanët lokalë karizmatikë.

Zgjedhjet në Indi po zhvillohen në shtatë faza, me numërimin e votave më 23 maj. Ekzistojnë 900 milionë votues me të drejtë vote, duke bërë që këto të jenë zgjedhjet më të mëdha që bota ka parë ndonjëherë.

Burimi: BBC 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bharatiya janata pawan kumar zgjedhjet ne indi bharatiya janata pawan kumar zgjedhjet ne indi

Sondazh

Poll