Bota

Pas zjarrit në “Notre Dame”, Macron fton Papa Françeskun: Do të vijë në çastin e duhur

19 Prill 2019, 09:04 Nga DOSJA
Pas zjarrit në “Notre Dame”, Macron fton Papa

FRANCË- Gjatë një bisede telefonike pas zjarrit që preku Notrë-Dame në Paris, presidenti Emmanuel Macron ka ftuar Papa Françeskun për të vizituar qytetin francez. Vizita e Papës mund të jetë si një ogur i mirë për  qytetin e lashtë, pas tragjedisë së zjarrit, i cili shkrumboi një pjesë të konsiderueshme të Katedrales.

 “Bisedova me papën në telefon. E ftova që të vijë, dhe ai do të vijë në çastin e duhur”, deklaroi nga Elizeja, shefi francez i shtetit para rreth 300 zjarrfikësve që morrën pjesë në shpëtimin e katedrales gotike.

Emmanuel Macron zhvilloi të martën pasdite një bisedë telefonike me papën, një ditë pas zjarrit që shkatërroi Katderalen Notrë-Dam.

Simboli i kryeqytetit të Francës, Katedralja e Notre Dame u përfshi nga flakët pasditen e 15 prillit. Nga zjarri u shkatërrua tërëisht çatia prej lisi dhe kupula, por zjarrfikësit ia dolën që të shpëtonin dy kullat dhe fasadën. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar se do ta rindërtonte Katedalen duke kërkuar edhe donacione. Deri më tani janë grumbullulluar 700 milionë euro. Edhe Shqipëria e dha kontributin e saj duke dhuruar 100 mijë euro.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emmanule macron macron fton papa franceskun papa françesku shkrumbohet notre dame emmanule macron macron fton papa franceskun papa françesku shkrumbohet notre dame

Sondazh

Poll

Bota 18 Prill 2019, 16:52

Garë për Hënën: SHBA e ka me ngut, po Rusia?

Në ligën jozyrtare të fuqive kryesore të hapësirës desh u fut së fundi edhe Izraeli. Por ky vend nuk arriti të kthehej në një nga vendet e tjera që kanë zbritur...