Politike

Tronditet Turqia dhe Greqia/ Monika Kryemadhi: Shpreh keqardhjen për pasojat e rënda të tërmetit të sotëm, jemi pranë jus

30 Tetor 2020, 18:15 Nga DOSJA
Tronditet Turqia dhe Greqia/ Monika Kryemadhi: Shpreh keqardhjen për

TIRANË- kryetarja e partisë Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka shprehur keqardhjen për Turqinë dhe Greqinë, pasi këto të fundit u goditën nga tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6,6 rihter.

Në një postim që ka bërë në rrjete sociale Kryemadhi u uron vendeve që ta kalojnë sa më shpejtë këtë situatë të rëndë të shkaktuar nga fatëkeqësia natyrore. Po ashtu ajo ka shprehur dhe ngushëllimet përfamiljet e viktimave  që kanë humbur jetën ditën e sotme.

“Shpreh keqardhjen e thellë për pasojat e rënda të tërmetit të sotëm në Greqi dhe Turqi, uroj për kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate të rëndë të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore. Jemi pranë popullit turk dhe grek në këto momente të vështira. Ju shpreh ngushëllime të ndjera familjeve të viktimave dhe bashkohemi në lutje për shërim të shpejtë të të plagosurve dhe tejkalimin e kësaj situate të rëndë me sa më pak pasoja.“- shkruan Kryemadhi në një postim në Twitter.

438 të plagosur dhe 12 viktima janë regjistruar deri më tani në Turqi si pasojë e tërmetit magnitudë 6.5 të shkallës rihter që goditi ditën e sotme qyetin e Izmirit. Lëkundjet e Tërmetit me magnitudë 6.5 të shkallës rihter që tronditën Turqinë , janë ndjerë edhe në Greqi, ku si pasojë kanë humbur jetën dy adoleshentë të moshës 17-vjeçare dhe 9 të tjerë janë plagosur.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi termet ne turqi monika kryemadhi termet ne turqi

Sondazh

Poll