Politike

Minishengeni për Covid-19, Rama, Vuçiç dhe Zaev lënë takim në Sofje të Bullgarisë, ftohet dhe Kosova: Duhet të bëhemi

30 Tetor 2020, 16:53 Nga DOSJA
Minishengeni për Covid-19, Rama, Vuçiç dhe Zaev

TIRANË Dosja.al ka zbardhur detaje nga takimi i zhvilluar online mes kryeministrit Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.  Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar online, në kuadër të luftës ndaj Covid-19, është vendosur që krerët e shteteve të Ballkanit të takohen fizikisht në Sofje, në muajin nëntor.

Treshja që zhvilluan takimin online, e kanë ftuar zyrtarisht edhe Kosovën që tu bashkohet, në kuadër të marrëveshjes së firmosur në Uashington.

Siç sqaron kryeministria, gjatë mbledhjes, është rënë dakort për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe se nisma është ndërmarrë në përputhje të plotë me procesin e Berlinit. E rëndësishme është që të marrin pjesë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtë vit, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkëkryesuese të Procesit të Berlinit.

Deklarata e përbashkët:

Veprimtaritë e nismës për bashkëpunimin e thelluar rajonal u shtynë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Tre udhëheqësit ranë dakord se kriza e ka theksuar nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe integrimit ekonomik rajonal. Udhëheqësit ranë dakord se nisma e bashkëpunimit të thelluar rajonal mund të përdoret për identifikimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë për agjendën e zhvillimit të rajonit, në përputhje me Paketën Ekonomike e të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Tre udhëheqësit thanë se shpresonin që, së shpejti, edhe qeveritë e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës do të mund t’i bashkoheshin nismës. Kështu, mund të arrihet një bashkëpunim më i mirë ekonomik midis të gjitha vendeve të rajonit, çka do të sillte si rezultat rritjen e lirive, tregtisë dhe përgjithësisht, standarde më të mira jetese për të gjithë popujt e rajonit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksandar vucic avdullah hoti edi rama minishengeni rajonal zoran zaev aleksandar vucic avdullah hoti edi rama minishengeni rajonal zoran zaev

Sondazh

Poll