Politike

Deklarata e Manastirliut/ Rama i del në mbrojtje pas akuzave të Bashës: Nuk ka dashur të thotë atë

30 Tetor 2020, 16:53 Nga DOSJA
Deklarata e Manastirliut/ Rama i del në mbrojtje pas akuzave të

TIRANË– Kruyeministri Edi Rama ka reaguar pas komenteve të kryetarit të Opozitës Lulzim Basha, për deklaratat e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha dje në Kuvend, se në rast mbingarkesë do zgjidhej se kush do të kurohej.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama theksoi se Basha nxori nga konteksti fjalën e ministres, ndërsa shton se ministrja ska dashur që të thotë gjë tjetër, veçse; o njerëz mbroni veten dhe të tjerët. Po ashtu Rama thekson se Basha, Kryemadhi dhe Meta janë njësoj si ish-kryeministri Sali Berisha dhe sipas tij këto të fundit nuk pyesin më se çfarë nxjerrin nga goja.

“Sot Lulëzim Basha nxorri nga konteksti i fjalës së Ministres së Shëndetësisë, shprehjen e shqetësimit të saj për se si mosmarrja e masave individualisht nga çdo qytetar mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës në spitale, ku largqoftë mund të arrihet në pikën ku arritën gjatë valës së parë spitalet e disa vendeve shumë më të zhvilluara, që zgjidhnin se kë mund të pranonin e kë jo nga mungesa e shtretërve! Sipas Lulëzim Bashës, i cili e ka lëshuar krejt frerin e gjuhës dhe vetëm shan, shpif, akuzon e abuzon, në një përpjekje të dëshpëruar për të rikuperuar imazhin e tij që vetëm degradon çdo ditë prej paaftësisë, mendjelehtësisë e përgjumjes kronike, Ogerta Manastirliu, “kjo kriminele e pashpirt”, paska thënë që pacientët do u përzgjidhkan se “kush do kurohet e kush jo! As e ka thënë, as nuk ka dashur të thotë tjetër gjë nga ajo që ka thënë dhe themi përditë: o njerëz mbroni veten dhe të tjerët, se vende shumë të forta se ne kanë gjetur belanë me këtë mortje! Lulëzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, tanimë krejt njësoj si famëkeqi Sali, nuk pyesin më se çfarë nxjerrin nga goja, mjafton që ajo çfarë thonë të jetë sa më e zezë, sa më e pistë, sa më e ulët për veshët e publikut, sepse ata janë në situatën e të mbyturit që kërkon me çdo kusht të të marrë me vete”- shkruan Rama.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ditën e djeshme tha në Kuvend se nëse do të ketë mbingarkesë në spitale, do  të zgjedhim se cili pacient do të trajtohet i pari nga mjekët. Kjo deklaratë e Ministres shkaktoi reagime të shumta ku në mes tyre ishte dhe Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se mjekët nuk kanë të drejtë të zgjedhin se kush do të jetoj dhe kush do të vdes.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll