Politike

Rama bisedon me Presidentin e Këshillit Europian, Michel Charles: Mezi pres konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipëri

30 Tetor 2020, 17:36 Nga DOSJA
Rama bisedon me Presidentin e Këshillit Europian, Michel Charles: Mezi pres

TIRANË– Presidenti i Këshillit Europian, Michel Charles, ka zhvilluar një bisedë online me kryeministrin Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Charles shkruan se po pret me padurim konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë. Por që, nuk harron të theksojë se kjo gjë do të ndodhë pas miratimit të kornizës negociuese. Charles shton se solidariteti i ndërsjellë gjatë COVID19 ka përforcuar më tej marrëdhënien BE-Shqipëri.

Në komunikim online me Edi Ramën. Presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare që do të mblidhet pas miratimit të kornizës negociuese. Angazhimi është i mirëpritur për reformat dhe zbatimin e BE-së. Solidariteti i ndërsjellë gjatë # COVID19 ka përforcuar më tej marrëdhënien BE-Shqipëri,”- shkruan Charles.

Edhe kryeministri Rama e ka raportuar këtë bisedë, përmes një statusi në rrjetet sociale. Në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se me Charles, foli për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE; Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë; ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE.

Një bashkëbisedim si gjithnjë miqësor, i hapur, interesant me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun e çmuar, Charles Michel, një mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor. Folëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, si hap domethënës në rrugën drejt anëtarësimit pas çeljes së negociatave; Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë; ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE,”- shkruan Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama bisede me michel charles rama bisede me michel charles

Sondazh

Poll