Sport

Neutralizoi Eusebion në Botërorin 1966, një tjetër fitues me Anglinë ndërron jetë

30 Tetor 2020, 20:50 Nga DOSJA
Neutralizoi Eusebion në Botërorin 1966, një tjetër fitues me

ANGLI-Nobby Stiles, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Legjenda e futbollit anglez dhe veçanërisht të Manchester United vuante nga një sëmundje e rëndë e kancerit në prostatë. Stile ishte pjesë e Kombëtares së Anglisë në vitin 1966 kur “Tre Luanët” fituan Kupën e Botës.

Mesfushori u vlerësua se luajti një rol kryesor duke neutralizuar yllin portugez Eusebio në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Në total Stiles ka luajtur 28 ndeshje me Anglinë. Ai është ish-futbollisti i shtatë i ekipit të Anglisë që kanë ndërruar jetë, duke filluar nga kapiteni Bobby Moore, Ray Ëilson, Alan Ball, Martin Peters, Jack Charlton, Gordon Banks dhe së fundmi Nobby Stiles.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anglia eusebio nobby stiles portugalia anglia eusebio nobby stiles portugalia

Sondazh

Poll