Aktualitet

Terrorizonin banorët, Gjykata liron dy nga pesë grabitësit që visheshin si policë, lë në burg tre të tjerët: Arrestim i

29 Tetor 2020, 18:18 Nga DOSJA
Terrorizonin banorët, Gjykata liron dy nga pesë grabitësit

VLORË– Pesë të rinjtë që terrorizuan Kropishtin e Vlorës, pasi grabisnin banesat të veshur si efektivë,  kanë dalë sot para Gjykatës së Vlorës, për tu njohur me masën e sigurisë. Mësohet se gjatë seancës që nisi në orën 14:00 dhe përfundoi tre orë më pas, janë liruar dy prej tmerreve të Vlorës.

Gjykata, pas ka dëgjuar të dyja palët, ka vendosur që të lërë në burg për Alfred Shametajn, Ervin Dhimën e Enerik Meçajn të cilët u arrestuan në Selenicë. Ndërsa Lulëzim Elmazaj dhe Endrit Sinaj janë lënë në ‘arrest shtëpie’.

Për këta të dy të fundit, trupa gjykuese ka arsyetuar se arrestimi është bërë në mënyrë të paligjshme dhe se në pranga i ka vënë vetëm lidhja miqësore që kishin me tre të tjerët që u lanë në burg.

Pesë të rinjtë u vunë në pranga dy ditë më parë. Ata kontrollonin zonën me dron para se të ndërhynin për të grabitur, dhe të veshur si policë e me radio policie terrorizonin banorët e zonës.  Grupi e kreu grabitjen e fundit jo më lart se para katër ditësh në fshatin Hadëraj në Selenicë të Vlorës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne familjen caushaj grabitja ne selenice grabitja ne familjen caushaj grabitja ne selenice

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Tetor 2020, 17:19

DIBËR– Dhimbja dhe humbjet e jetëve në miniera nuk kanë fund! Ruzhdi Rushiti, një prej punëtorëve që në orët e para të mëngjesit u nxorr i pajetë nga...