Aktualitet

29 Tetor 2020, 17:19 Nga DOSJA

DIBËR– Dhimbja dhe humbjet e jetëve në miniera nuk kanë fund! Ruzhdi Rushiti, një prej punëtorëve që në orët e para të mëngjesit u nxorr i pajetë nga miniera e ‘Balgjatit’, kishte humbur edhe të ëmën para dy vitesh. E moshuara, në vitin 2018, kishte dalë të mblidhte krom pranë minierave, me paratë e cilit mbanin familjet por humbi jetën. Asaj iu shembën gurët në kokë dhe e lanë të vdekur.

Rushiti ka lënë pas tashmë gruan dhe tre fëmijët. E veja bëri apel përmes mediave dhe kërkoi ndihmë nga shteti.

Trupat e inxhinierit Ismail Hoxha, dhe të dy punonjësve Fatos Ceskut dhe Rruzhdi Rushitit u nxorën të pajetë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Prej tre ditësh ata kishin humbur kontaktet me familjet pasi ishin bllokuar në minierë, ndërkohë që lajmi u bë publik një ditë më parë në media. Të tre kanë ndërruar jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda në minierë, e cila nuk kishte sistem ajrimi. Prokuroria ka nisur hetimet pasi miniera ishte mbyllur nga shteti dhe punohej në të zezë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos çesku ismail hoxha ruzhdi rushiti tragjedia ne diber fatos çesku ismail hoxha ruzhdi rushiti tragjedia ne diber

Sondazh

Poll