Vijon rritja e numrit të të infektuarve/ 275 raste të reja brenda 24 orëve të fundit dhe 6 viktima, shkon në 499 numri i j
29 Tetor 2020, 15:27Nga DOSJA
SHQIPËRI– 499 viktima, 8,809 të infektuar aktivë dhe 11,007 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se gjashtë persona të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19.
Një 61-vjeçar nga Korça, një 67-vjeçar nga Pogradeci, një 69-vjeçar nga Lezha, një 71-vjeçar nga Vlora, një 73-vjeçar nga Fieri dhe një 74-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që numri i viktima të shkojë në 499 në total.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri, janë kryer 1422 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020) Raste të reja ditore 275 Të shëruar ne 24 orë 114 Të shtruar në spitale 291 Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1422
Testime totale 122,426 Raste pozitive 20,315 Raste të shëruara 11,007 Raste Aktive 8,809 Humbje jete 499
Duke qenë se numri i infektuarve është në rritje të vazhdueshme, Ministria e Shëndetësisë ka shtrënguar masat. Konviktet janë mbyllur, mësimi në universitete do të vijojë vetëm online dhe Komisioni Teknik i ekspertëve po diskuton mbylljen e bareve dhe restoranteve në zonën e ish-Bllokut, pas orës 22:00.
(a.k;f.m/osja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL- Eurodeputeti gjerman, Michel Gahler ka folur në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut mbi kushtet që këto dy vende duhet që të plotësojnë në mëny...
TIRANË– Rritja e numrit të të infeltuarve me Covid-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të marrë masa shtrënguese. Në një deklaratë për mediat, zv/minist...
TIRANË- 717 qytetarë janë gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra pasi nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse për parandalimin e Covid-19. Gjithashtu, gjatë kontr...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar pusullën pesë subjekteve të radhës. Këtë herë OFL-ja është ndalur në Tiranë e Elbasan. Gentian Ajazi, ...
KUKES– Pamje të frikshme vijnë nga ura në Kukës. Një makinë duket se ka humbur kontrollin dhe ka devijuar për nga kangjellat që janë anësore urës.Siç shi...
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka rezultuar pozitv me Covid-19 dotën e sotme. Ai pas daljes së rezultatit pozitiv të tamponit është...
SPANJË- 560 kilogramë kokainë! Ky është rezultati i një operacioni të madh antidroge në spanjë, në zonën e njohur si Ribadeo. Të arrestuarit janë Gerardo R...
VLORË– Bllokohet një jaht rus në portin e Vlorës. Mbi bord ishin 4 shtetas të huajqë ishin nisur nga Turqia në drejtim të Malit të Zi. Të gjithë ishin shte...